Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama i ka përqeshur qytetarët për muaj të tërë ndërsa ata protestonin paqësisht, ndërsa tani kërkon dialog.
Në një prononcim, ai deklaroi se kryeministri është i trembur nga revolta studentore, ndërsa shtoi se ai duhet t’i japë përgjigje sa më parë kërkesës së tyre të panegociueshme që është dorëheqja.
“Kjo protestë i ka kallur datën Edi Ramës. E ka bërë në kufijtë e tij më paranojak të mundshëm, duke bllokuar pjesërisht ekonominë e Tiranës. Ekonomia po ia fut duart në fyt. Edi Rama të marrë përgjegjësi për kërkesat që kanë studentët.
Dialog me dyer të blinduara nuk ekziston në asnjë vend, ai i blindon dyert e kryeministrisë a thua se po vijë forca të një shteti tjetër për të pushtuar Shqipërinë. Kërkon dialog me dyer të blinduara? Me kë? Ka 135 ditë që qytetarët janë në shesh, i ka përqeshur dhe tani kërkon dialog. Edi Rama të marrë parasysh kërkesën e parë, që të largohet. Vetëm kështu i jepet zgjidhja kolapsit që ka kapur Shqipërinë sot.”, tha ai.
Më pas ironizoi kryeministrin për masat ndëshkuese që ka paralajmëruar, duke thënë: “Unë jam i shqetësuar për trenin, që nuk do të kem akses tek transporti me tren. “










Discussion about this post