GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhë fyese ndaj studentëve dhe përdorim të tepruar të forcës nga policia.

Martinaj u shpreh se dhjetë ditët e fundit kanë qenë të vështira si për protestuesit, ashtu edhe për qeverinë, ndërsa theksoi se studentët kanë vijuar qëndresën edhe në kushtet e lodhjes fizike.

Sipas tij, një pjesë e studentëve janë trembur nga dhuna e ditëve të fundit, por kjo nuk i ka ndalur të vazhdojnë protestën. Ai deklaroi se që prej 31 majit, në vend të përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre, studentët janë përballur me komente tallëse dhe etiketime nga kryeministri.

“Dhjetë ditët e fundit nuk kanë qenë asgjë tjetër veçse efektet anësore të protestës së madhe. Ishte më se e pritshme që do të arrihej në këtë revoltë, sepse nëse unë protestoj 140 ditë dhe e vetmja përgjigje që marr nga kryeministri janë komentet ofenduese në rrjetet sociale, atëherë kjo situatë ishte e pashmangshme”, u shpreh Martinaj.

Studenti kritikoi edhe përdorimin e plumbave të gomës gjatë protestave, duke deklaruar se ato janë përdorur pa kursim dhe se plagët e shkaktuara janë të rënda. Ai u ndal edhe te protesta kombëtare e thirrur për të shtunën, duke theksuar se pjesëmarrja nuk kufizohet vetëm te studentët.

“Me Ramën nuk ka dialog. Nuk mund të dialogosh me një dhunues fëmijësh”, deklaroi ai.

Studenti Visar Martinaj: Dhjetë ditët e fundit kanë qenë shumë intensive, si për ne, ashtu edhe për regjimin e Edi Ramës. Aq intensive sa ka pasur ditë kur kemi qenë aq të lodhur, sa mezi ngriheshim në këmbë dhe prapë kemi shkuar në protestë që të rezistojmë sa më shumë. Ditët e fundit studentët janë trembur pak nga dhuna e tepruar që Edi Rama po bën këto ditë me urdhrat e tij.

Problemi është se Edi Rama na ka etiketuar dhe ofenduar me fjalë të ndryshme. Ne jemi munduar gjithë këto ditë, por që nga 31 maji kemi pritur komente tallëse nga kryeministri. Dhjetë ditët e fundit nuk kanë qenë asgjë tjetër veçse efektet anësore të protestës së madhe. Ishte më se e pritshme që do të arrihej në këtë revoltë, sepse nëse unë protestoj 140 ditë dhe e vetmja përgjigje që marr nga kryeministri janë komentet ofenduese në rrjetet sociale, atëherë kjo situatë ishte e pashmangshme.

Propaganda e tij nuk ka funksionuar sepse jemi brez i ri. I vetmi target audience që ai ka kapur janë besnikët e partisë dhe moshat shumë të mëdha, ndoshta. Te brezi ynë kjo nuk funksionon. Në rrjetet sociale i dominojmë. Plumbat e gomës ditët e fundit janë përdorur pa asnjë kursim. Plagët e tyre duken si plumba gjuetie që përdoren për kafshë. Pamjet janë makabre në ekstrem.

Të shtunën është thirrur protesta kombëtare, por nuk janë të ftuar vetëm studentët. Presim të vijnë masivisht studentë nga rrethet, por ata mund të vijnë edhe me familjarët e tyre”, deklaroi Martinaj.

Me Ramën nuk ka dialog. Nuk mund të dialogosh me një dhunues fëmijësh. Rama ka 13 vite që mundohet të hedhë ligje antishqiptare. Protesta është më e madhe se thjesht regjimi. Protesta ka të bëjë me ekzistencën tonë si popull, jo me parti.

gijotina.com/

Etiketa: protesta

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Para
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com