Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video nga lirimi i studentëve dhe të miturve të arrestuar gjatë protestës studentore, duke i cilësuar ata si heronjtë e Shqipërisë që kërkon ndryshim.
Tabaku ka qenë e pranishme në Bllokun e Sigurisë përgjatë këtyre ditëve, ku ka takuar të rinjtë e ndaluar dhe familjarët e tyre. Edhe sot, ajo ishte aty kur një pjesë e të rinjve dolën, ndërsa të tjerë po lirohen pas vendimeve të gjykatës.
“Kjo është protesta më e jashtëzakonshme që unë kam parë. Një protestë e heronjve, që shpeshherë janë edhe fare të vegjël, 14–15 vjeç, të shoqëruar, të arrestuar këtu, që kanë kaluar netët në qeli vetëm sepse kanë guxuar të protestojnë”, shprehet Tabaku.
Deputetja thekson se kërkesat e të rinjve lidhen me nevojat e të gjithë shoqërisë, arsim dhe shëndetësi më të mirë, një ekonomi që mbështet familjet dhe pensione më të larta për gjyshërit.
“Ata janë sot ndërgjegjja e një shoqërie që për 14 vite është ndrydhur, për 14 vite ka vuajtur, ndërkohë që sot flet me zërin e tyre, me zërin e të rinjve që padrejtësisht janë arrestuar”, përfundon Tabaku.
Fjala e Tabakut:
Kjo është protesta më e jashtëzakonshme që unë kam parë. Një protestë e heronjve, që shpeshherë janë edhe fare të vegjël, 14–15 vjeç, të shoqëruar, të arrestuar këtu, që kanë kaluar netët në qeli vetëm sepse kanë guxuar të protestojnë. Pa bërë asgjë, vetëm me praninë e tyre.
Kam shpresë që Shqipëria do të jetë më e mirë vetëm prej guximit që kanë këta të rinj, vetëm prej faktit që ata kanë mbushur rrugët e Tiranës dhe janë duke kërkuar arsim më të mirë, një ekonomi më të mirë për familjet e tyre, pensione më të larta për gjyshërit, shëndetësi më të mirë.
Ata janë sot ndërgjegjja e një shoqërie që për 14 vite është ndrydhur, për 14 vite ka vuajtur, ndërkohë që sot flet me zërin e tyre, me zërin e të rinjve që padrejtësisht janë arrestuar.
gijotina.com/










Discussion about this post