Vendi ynë do të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.
Sipas parashikimit meteorologjik, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius në jug të vendit.












Discussion about this post