GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje: Të shtunën në orën 12:00, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje: Të shtunën në orën 12:00, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve gjatë një konference me gazetarët që ti bashkohen revoltës së rinisë.

‘Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve’, tha lideri i opozitës.

“Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore. Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama.

Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë dhe guximit më të madh që kanë parë ndonjëherë, por edhe të barbarive të qendrimeve shtazarake, të narkobanditëve të Edi Ramës, të cilët mbronjë një kufomë politike në grahmat e fundit.

Revolta studentore dhe e gjimnazistëve të Tiranës, është shndërruar në shpresën e madhe të mbarë shqiptarëve. Ndaj dhe, e shtuna, është dita që fton çdo shqiptar të rreshtohet përkrah tyre. Përkrah bijve dhe bijave të qytetarëve të këtij vendi, përkrah trimave, guximtarëve, që po bëjnë atë të cilën duhet ta bëjë çdo qytetar. Studentët, gjimnazistat, kanë fituar një simpati të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ju e dini, këto muajt e fundit, Shqipëria ka qenë shumë shpesh në kryetitujt e mediave të botës, por raportimet e revoltës studentore i kalojnë përkrah mbështetja, simpatia dhe paraqitja të gjitha zhvillimet e tjera në Europë dhe në botë. Ndaj dhe edhe një herë ftoj demokratët dhe demokratet të shtunën, në një lloj si e shtuna që kaloi, në të cilën mbështetën fuqishëm, të bashkohemi.

Ftoj çdo qytetar, askush nuk fton më shumë, asgjë nuk grish më shumë, shqiptarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër kësaj të keqeje të përbashkët, të madhe, që e ka emrin Edi Rama. Ju e dëgjuat, një gjeneratë e tërë e ka të vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë Edi Rama kthehet në genin e etërve të tij mizor, sepse ata nuk kanë përjetuar, kanë qenë fatlumë, nuk kanë përjetuar një ditë të vetme apo kanë qenë fëmijë të hershëm gjatë diktaturës komuniste.

Por e vërteta është se ky bastard i bllokmenëve të kuq, po shpalos çdo ditë psikologjinë e tyre çnjerëzore, po shpalos çdo ditë urrejtjen për kundërshtarin politik dhe urrejtjen për qytetarët e thjeshtë. Bashkimi i të gjitha forcave, përpjekjeve, kundër kësaj të keqeje, është rruga më e sigurtë e largimit sa më shpejt të saj,” tha Berisha.

Etiketa: berishambeshtetjeStudente

Lajme të lidhura

Ndërron jetë në ‘Spitalin e Traumës’ Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare
Aktualitet

Ndërron jetë në ‘Spitalin e Traumës’ Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare

13:59 - 03/11/26
“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”
Aktualitet

“Partia juaj gjysmat i ka vrarë dhe gjysmat i ka në burg”, Salianji nxjerr videon kur akuzonte socialistët: Sekt brutal!

13:55 - 03/11/26
Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, acarohet Rama: Po më provokon ti tani?!
Aktualitet

Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, acarohet Rama: Po më provokon ti tani?!

13:50 - 03/11/26
Para
Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Opozita jemi ne, Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Opozita jemi ne, Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë në ‘Spitalin e Traumës’ Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare
Aktualitet

Ndërron jetë në ‘Spitalin e Traumës’ Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare

13:59 - 03/11/26

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin...

Lexo më shumë
“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”

“Partia juaj gjysmat i ka vrarë dhe gjysmat i ka në burg”, Salianji nxjerr videon kur akuzonte socialistët: Sekt brutal!

13:55 - 03/11/26
Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, acarohet Rama: Po më provokon ti tani?!

Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, acarohet Rama: Po më provokon ti tani?!

13:50 - 03/11/26
Në Tiranë i kërkojnë dorëheqjen! Rama merakoset për integrimin e Serbisë në BE: Nuk duhet ta lëmë të shkojë në drejtim të gabuar

Në Tiranë i kërkojnë dorëheqjen! Rama merakoset për integrimin e Serbisë në BE: Nuk duhet ta lëmë të shkojë në drejtim të gabuar

13:41 - 03/11/26
Demokratët Europianë kundër Ramës: Liria e tubimit është një e drejtë themelore, jo një privilegj i dhënë nga qeveria

Demokratët Europianë kundër Ramës: Liria e tubimit është një e drejtë themelore, jo një privilegj i dhënë nga qeveria

13:33 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com