Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lazios në sfidën e radhës në Serie A duke dalë nga Maradona Stadium me vetëm 1 pikë.
Por skuadra e Allegrit në pjesën e dytë i pati shanset për të fituar këtë sfidë të rëndësishme, gjë të cilën e theksoi edhe Amir Rrahmani për mediat italiane.
‘Ishte një ndeshje shumë e vështirë-tha Rrahmani-nuk e nisëm mirë pjesën e parë, por në të dytën ishim mirë, mund edhe të kishim fituar. Gjithnjë janë detajet ato që vendosin ndeshjen, sot nuk ishte dita e duhur për fitoren’.
Rrahmani foli edhe për Lang dhe për raportet e krisura me tifozët.
‘Lang? Fola me të dhe i thashë të bënte kujdes sepse e kishte marrë një karton të verdhë-vijoi Rrahmani-i thashë të ruante qetësinë. Nuk e di çfarë ndodhi me tifozët. Po japim maksimumin tonë, ai ashtu si e gjithë skuadra. Nuk ka ndeshje të lehta, të gjithë duhet të japim më shumë’.
gijotina.com/










Discussion about this post