Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.
Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit.
Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pak ditë më parë ajo u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me dosjen e Belinda Ballukut.










Discussion about this post