Alarm në kampin kuqezi në prag të udhëtimit drejt Hungarisë. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve, por në këtë takim rrezikon të mos ketë në dispozicion Ernest Muçin.
Sulmuesi i Kombëtares ka pësuar një dëmtim në përballjen e fundit ndaj Finlandës, pas një përplasjeje të fortë me futbollistin finlandez Miro Tenho. Episodi ndodhi në minutën e 67-të, kur Tenho ndërhyri ndaj Muçit dhe u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Shqetësimi për gjendjen fizike të sulmuesit është konfirmuar edhe në seancën e sotme stërvitore, ku Muçi nuk është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Burime konfidenciale pranë Kombëtares konfirmojnë për Top Channel se dëmtimi rrezikon ta detyrojë futbollistin të humbasë ndeshjen me Bjellorusinë.
Kjo do të ishte një mungesë e rëndësishme për trajnerin e Shqipërisë, duke marrë parasysh edhe paraqitjen e Muçit në sfidën e fundit, ku ishte ndër lojtarët më të spikatur të kuqezinjve.
Kombëtarja do të udhëtojë drejt Hungarisë për sfidën e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, por këtë herë pa një prej elementëve të saj ofensivë më të rëndësishëm.










Discussion about this post