Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë.
I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri të dyshuar pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”.
Konkretisht, u vu në pranga shtetasi i mitur 17 vjeç, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke lëvizur me një armë zjarri të dyshuar pushkë, gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









Discussion about this post