GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy kampet e politikës tradicionale shqiptare po ndezin motorët e fushatës për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 këtë fundjavë, por nga stadiumi Air Albania, një grup i tretë shpërtheu në thirrje gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë mbrëmjen e 12 nëntorit.

Tifozët e kombëtares shqiptare pushtuan atmosferën e fitores me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama ik”, ndërsa një banderolë e madhe mbi të cilën ishte dizenjuar një sy i gjakosur u shfaq mbi shkallët e stadiumut si dedikim për Erjon Vishkulin, 28 vjeçarin e goditur me plumb gome në sy gjatë protestave të vjeshtës në Tiranë.

Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe fundin e politikës së vjetër dëgjohen çdo natë në Tiranë që prej fundit të muajit maj, kur protesta kundër ndërtimit të një projekti turistik në Zvërnec u shndërrua shpejt në një revoltë kundër qeverisë dhe estabilishmentit politik që dominoi tre dekadat e tranzicionit shqiptar.

Në prag të zgjedhjeve vendore, zgjedhjet e para që mbahen që prej nisjes së protestave, presioni i pakënaqësive qytetare po ndikon në sjelljet dhe strategjitë e partive politike, ku mazhoranca kërkon të minimizojë efektet e kësaj pakënaqësie në ruajten e pushtetit të saj, ndërsa opozita është në sprovë për të thithur këtë energji drejt vetes.

Për analistët e politikës në vend, protesta është tashmë një faktor që po ushtron presion jo vetëm mbi qeverinë, por edhe mbi opozitën tradicionale. Megjithatë, shfaqja e një përfaqësimi të ri politik që rezonon me energjinë e protestës konsiderohet ende një sfidë për Shqipërinë.

“Protesta po ndikon në klimën politike, por pyetja kryesore është nëse do të ndikojë edhe në konfigurimin e forcave politike për zgjedhjet vendore,” tha për BIRN gazetari Lutfi Dervishi.

Tri çështje mbeten ende të hapura, sipas Dervishit; “A do të lindë nga protesta një forcë e re politike”; “A do të rishikohet strategjia që kushtëzon gjithçka me dorëheqjen e kryeministrit” dhe “A do të kthehet beteja për Tiranën në një garë për administrimin e kryeqytetit, apo në një referendum politik për qeverisjen 13-vjeçare të Edi Ramës?”

Duke e konsideruar Tiranën si një bashki me peshë politike që shkon përtej kufijve të bashkisë, Dervishi argumenton se “pikërisht këtu do të shihet nëse pakënaqësia qytetare do të prodhojë oferta të reja, kandidatura të reja dhe aleanca të reja, apo thjesht do të riciklojë përplasjen tradicionale mes mazhorancës dhe opozitës”.

Edhe për gazetarin Blendi Salaj, protesta nuk po ndikon vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, por edhe në të ardhmen e vendit në përgjithësi.

“Pavarësisht luhatjeve në numër, protesta përfaqëson një pakënaqësi të gjerë dhe të qartë qytetare ndaj aparatit politik që është instaliuar përgjatë dekadave të fundit në Shqipëri,” tha Salaj.

“Si rrjedhojë, shfaqja e parë e këtij ndryshimi do të shpaloset në zgjedhjet vendore të pranverës dhe sidomos në Tiranë,” theksoi ai.

Sprova e Tiranës

Gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga përballjet më të rëndësishme të zgjedhjeve të ardhshme vendore, por deri tani mbetet e paqartë se cilët do të jenë kandidatët që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën.

Partia Demokratike ka hapur një proces për përzgjedhjen e kandidatëve, duke ftuar të konkurrojnë edhe figura jashtë strukturave të saj, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe lëvizjeve qytetare.

Analisti Andri Nurellari e sheh hapin e ndërmarrë nga PD si një reagim të drejtpërdrejtë ndaj protestave, të cilat, sipas tij, kanë nxjerrë në pah një krizë përfaqësimi që prek jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën tradicionale dhe që në shesh është përmbledhur me thirrjen “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

“Protestat kanë thyer monopolin që PD-ja pretendonte mbi përfaqësimin e pakënaqësisë kundër qeverisë,” tha Nurellari për BIRN, duke shtuar se “nëse qytetarët do ta shihnin PD-në si alternativën e tyre të besueshme, do të mobilizoheshin përmes saj dhe jo në mënyrë të pavarur”.

Në këtë kontekst, Nurellari thekson se kjo është një mundësi e madhe për opozitën tradicionale, por që kërkon ndryshime reale.

“Nuk mjafton të përvetësosh figurat e protestës apo të ndryshosh emrat e kandidatëve. Duhet të ndryshojë mënyra e përzgjedhjes, marrëdhënia me qytetarët dhe vetë oferta politike,” tha ai.

Një kandidat i dalë jashtë strukturave partiake, mundësisht nga lëvizja qytetare, është një prej skenarëve që analisti Andri Nurellari e konsideron të mundshëm për Tiranën. Ai argumenton se kryeqyteti ka karakteristika të veçanta elektorale, për shkak të përqendrimit të profesionistëve, shtresës së mesme, shoqërisë civile dhe aktivistëve, çka, sipas tij, krijon pritshmëri më të larta për profilin dhe integritetin e kandidatëve.

“Dilema mbetet, a synohet një kandidat i përbashkët i opozitës kundër mazhorancës, apo një alternativë qytetare e dallueshme nga të dyja partitë e mëdha? Këto janë dy strategji të ndryshme,” thekson ai.

Edhe për mazhorancën mbetet e paqartë çështja e profilit të kandidatit që do të përfaqësojë socialistët në kryeqytet, ndërsa kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim i akuzuar për disa vepra penale dhe në konflikt të hapur politik mes kryeministrin Edi Rama.

Për Blendi Salajn, gara e Tiranës është një sprovë e fortë për Partinë Socialiste, për të cilën sipas tij përzgjedhja e një kandidati të pranueshëm nga qytetarët është bërë e komplikuar.

“Një kandidat i PS i afërt me qeverinë mund të refuzohet ditën e zgjedhjeve edhe si pasojë e ngjarjeve nga nisja e protestave e këtej,” analizon Salaj.

Një organizim i spektrit opozitar në gjetjen e emrave të përbashkët, sipas tij, do të sillte një efekt domino nga Tirana në bashki të tjera të mëdha, si Durrësi apo Shkodra, duke rezonuar kështu dhe me frymën e protestës.

“Në rast se partitë opozitare do të gjejnë urtësinë dhe do të arrijnë të zbusin egot duke u bashkuar rreth një kandidati apo kandidateje apartiake që përfaqëson lëvizjen qytetare dhe integritetin social që tregoi protesta, një humbje e  PS në Tiranë është plotësisht e mundshme, bashkë me rrjedhojat e një ngjarjeje si ajo,” përfundoi Salaj.

Etiketa: Kryesore1mazhoranceopoziteprotesta

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
Aktualitet

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

08:16 - 16/11/26

Dy kampet e politikës tradicionale shqiptare po ndezin motorët e fushatës për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 këtë fundjavë,...

Lexo më shumë
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

08:09 - 16/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:47 - 16/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Nëntor 2026

07:40 - 16/11/26
Mot i vranët dhe me reshje shiu, parashikimi për ditën e diel

Parashikimi i motit për sot, 16 Nëntor 2026

07:37 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com