Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me incidentin që shkaktoi reagime publike, ku një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE që organizohet nga KE.
Në një reagim në rrjete sociale, ai theksoi se ngjarja është një provokim i qëllimshëm ose një injorancë e pastër, duke shtuar se një gafë e tillë në një aktivitet të BE-së për zgjerimin është e papranueshme.
“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije.
Komisioni Evropian dhe Marta Kos i detyrohen Kosovës një shpjegim” ka shkruar ai në X.
Either a deliberate provocation or sheer ignorance.
Performing a Serbian nationalist song asserting claims over Kosovo at an EU enlargement event is an extraordinarily tactless and tasteless blunder.@EU_Commission and @MartaKosEU owe Kosovo an explanation❗️ https://t.co/yyMg3Ptfxs
— Riho Terras (@RihoTerras) November 15, 2026











Discussion about this post