Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj deputetes të Partisë Socialiste, Sara Mila.
Gjatë takimit të sotëm me gazetarët, Braho nuk ka dhënë detaje mbi çështjen, duke argumentuar se hetimet janë ende në vijim.
Konfirmimi vjen vetëm pesë ditë pasi deputetja socialiste e qarkut të Elbasanit u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, më 11 nëntor, ku qëndroi rreth 40 minuta.
Pas daljes nga SPAK, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen dhe se kishte dhënë dëshminë e saj. Ajo nuk pranoi të zbulonte arsyet konkrete të marrjes në pyetje, duke iu referuar sekretit hetimor.
Sipas raportimeve mediatike, hetimet lidhen me dyshime për korrupsion zgjedhor në qarkun e Elbasanit, konkretisht me përdorimin e mundshëm të ndihmës ekonomike për të ndikuar te votuesit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.









Discussion about this post