Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë për vizitë familjare.Vizita e Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.Krasniqi do të qëndrojë vetëm sot në Kosovë.
Ndërkohë, efektivë të EULEX-it janë parë pranë banesës së tij në lagjen Velania të Prishtinës.
Kjo është hera e dytë që Krasniqi kthehet në Kosovë që prej transferimit të tij në Hagë, më shumë se pesë vite më parë.
Jakup Krasniqi, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte një nga zërat kryesorë të komunikimit të UÇK-së me komunitetin ndërkombëtar, u dënua dy muaj më parë nga Gjykata Speciale me 25 vite burgim, pasi u shpall fajtor për akuza që lidhen me krime lufte.
Në të njëjtin proces gjyqësor janë të përfshirë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
The moment when Jakup Krasniqi walks towards his home entrance today in Prishtina. An emotional meeting between him and his family members https://t.co/RcAh0ppCPV
— Besnik Velija (@BesnikVe) November 18, 2026









Discussion about this post