Xherdan Shaqiri ka zbuluar detaje interesante nga karriera e tij me Zvicrën, duke u ndalur te ndeshja ndaj Serbisë në Botërorin 2018.
Ai ka shpjeguar arsyet e festimit me shqiponjë, presionin e madh që përjetuan lojtarët dhe ndikimin që pati kjo ngjarje në ekip.
Në intervistën për “RSI”, Shaqiri foli gjithashtu për golat ndaj Shqipërisë dhe eksperiencën e tij në Evropianët dhe Kupat e Botës.
“Goli ndaj Serbisë dhe festa me shqiponjë? Mendoj se para ndeshjes ishte shkruar shumë në media dhe kishte pasur shumë provokime, edhe gjatë ndeshjes, edhe para saj. Në fund të ditës, për mua ishte e rëndësishme që mbi të gjitha ta fitonim këtë ndeshje në aspektin sportiv. Donim të tregonim se ishim aty për futboll, jo për politikë. Natyrisht, në fund kishte edhe dimension politik”, ka thënë Shaqiri.
Ai thotë se festa me shqiponjë nuk ishte provokim.
“Por ai ishte edhe reagim emocional, sepse ishte shkruar dhe ishte provokuar shumë. Mendoj se të gjithë e tepruam pak, përfshirë edhe mediat. Shumë njerëz nuk e panë si diçka të bukur”, tha ai.









Discussion about this post