GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke argumentuar se një vendim i tillë do të kontribuonte në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar dhe do të rrëzonte pretendimet e Rusisë për ta përdorur rastin e Kosovës si justifikim për aneksimin e territoreve.

Në një opinion të publikuar në gazetën ukrainase Kyiv Post, Kurti i është drejtuar drejtpërdrejt presidentit ukrainas, duke theksuar se pavarësia e Kosovës dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia janë dy raste krejtësisht të ndryshme, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë juridik e politik.

Kurti ka rikujtuar se Zelensky, në gusht të këtij viti, deklaroi se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Sipas tij, është domethënëse që ky deklarim u bë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, të cilën ai e cilëson si një nga aleatët më të afërt të Rusisë.

Ai ka theksuar se Kosova, në anën tjetër, ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën, duke dënuar agresionin rus, duke u përafruar me sanksionet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, si dhe duke ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ndihmë ushtarake e trajnime.

Kurti: Kosova nuk është precedent i Putinit

Në shkrimin e tij, Kurti ka kundërshtuar pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka përdorur pavarësinë e Kosovës për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Sipas Kurtit, Putini nuk e ka përmendur Kosovën për shkak të respektimit të së drejtës ndërkombëtare, por për të diskredituar Perëndimin dhe për të krijuar përshtypjen se shtetet perëndimore zbatojnë standarde të dyfishta.

Kryeministri ka theksuar se vetëvendosja nuk mund të trajtohet si një koncept që zbatohet në mënyrë identike në çdo konflikt territorial. Ai ka rikujtuar se pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një procesi të gjatë, që përfshiu represionin dhe aparteidin ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, luftën, spastrimin etnik, krimet dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, si dhe negociatat e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Kurti ka përmendur gjithashtu procesin e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, të udhëhequr nga Martti Ahtisaari, si dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Thirrje Ukrainës për njohjen e Kosovës

Kurti ka argumentuar se njohja e Kosovës nga Ukraina nuk do të ishte një favor ndaj Prishtinës, por një veprim në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që vetë Ukraina po përpiqet ta mbrojë përballë agresionit rus.

Ai ka theksuar se aneksimi i një territori përmes forcës ushtarake nuk mund të barazohet me pavarësinë e arritur pas luftës, administrimit ndërkombëtar dhe procesit diplomatik. Sipas tij, Kosova dhe Ukraina kanë orientim të përbashkët strategjik drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa njohja e Kosovës nga Kievi do ta forconte këtë perspektivë të përbashkët.

Në përfundim të shkrimit, Kurti i ka bërë thirrje Zelenskyt që ta njohë Kosovën, duke kundërshtuar pretendimet e Putinit se pavarësia e Kosovës përbën precedent për pushtimin dhe aneksimin e territoreve. “Krimea është Ukrainë. Dhe Kosova është Kosovë”, ka përfunduar Kurti shkrimin e tij në Kyiv Post./ RTK.

Etiketa: KosoveKurtiZelensky

Lajme të lidhura

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!
Kosovë & Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga
Kosovë & Rajon

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26
Para
Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e dëborës pushtojnë Dibrën, ‘ngrin’ aksi pranë tunelit të Murrizit
Aktualitet

Reshjet e dëborës pushtojnë Dibrën, ‘ngrin’ aksi pranë tunelit të Murrizit

10:31 - 21/11/26

Reshjet e dëborës dhe breshërit kanë përfshirë këtë të shtunë Qarkun e Dibrës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike...

Lexo më shumë
Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

Aktivisti: Do zbresim në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer në shtëpi pa hequr Edi Ramën

10:18 - 21/11/26
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

10:10 - 21/11/26
“A do të martohesh me mua?” Deputeti australian i propozon partneres gjatë seancës në Parlament

“A do të martohesh me mua?” Deputeti australian i propozon partneres gjatë seancës në Parlament

10:00 - 21/11/26
Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj i drejtohet socialistëve: Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar

Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj i drejtohet socialistëve: Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar

09:39 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com