Në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është pritur nga një grup qytetarësh e studentesh që po protestonin jashtë ambienteve të Akademisë së Arteve.
Protestuesit i janë drejtuar kreut të qeverisë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa ky i fundit, sipas pamjeve, duket se i ka ftuar sërish për dialog.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë, mes të cilave “Qeveri e krimit, hajdutë, kriminelë”.
Përplasja me thirrje mes protestuesve dhe kryeministrit ndodhi teksa Rama po largohej nga ambientet ku ishte zhvilluar mbledhja e Asamblesë së PS-së në kryeqytet.
Thirrjet kanë nxjerrë edhe njëherë bllof Ramën, i cili përmes një video të publikuar në rrjete sociale, mëngjesin e sotëm pretendonte se kishte zhvilluar një takim studentë protestues të cilët ishin dakordësuar për dialog.









Discussion about this post