GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shorti i fazës finale të Kampionatit Europian U-21 2027 do të hidhet të enjten, më 26 nëntor, në orën 18:30, në Beograd.

Shorti do të përcaktojë ndarjen e katër grupeve të turneut, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 16 skuadra, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila si një nga vendet organizatore e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi janë vendosur në Vazon 4 dhe do ta nisin aventurën europiane nga Grupi B, në pozicionin B1.

Ndarja në vazo

16 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo me nga katër ekipe, bazuar në renditjen e koeficientëve të UEFA-s për kombëtaret U-21. Çdo grup do të përbëhet nga një skuadër e secilës vazo.

Vazo 1 : Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia

Vazo 2 : Franca, Italia, Holanda, Kroacia

Vazo 3 : Polonia, Greqia, Finlanda, Norvegjia

Vazo 4 : Belgjika, Çekia, Serbia, Shqipëria

Për shkak të pozicionit të përcaktuar paraprakisht të dy vendeve organizatore, Shqipëria do të jetë në pozicionin B1, ndërsa pozicioni A1 është rezervuar për Serbinë.

Kjo do të thotë se në Grupin B nuk mund të shortohet një tjetër skuadër nga Vazo 4.

Kështu, Shqipëria do të mësojë të enjten tre kundërshtarët e saj në fazën e grupeve.

Si funksionon formati i kompeticionit?

Katër grupet do të përbëhen nga katër skuadra secili. Dy ekipet e para të çdo grupi do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale, duke vijuar më pas garën në fazën me eliminim direkt.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen sipas një skeme të paracaktuar: fituesi i Grupit A do të përballet me vendin e dytë të Grupit C, ndërsa fituesi i Grupit C me vendin e dytë të Grupit A.

Në krahun tjetër, fituesi i Grupit B do të luajë ndaj vendit të dytë të Grupit D dhe fituesi i Grupit D ndaj vendit të dytë të Grupit B.

Katër fituesit e çerekfinaleve do të avancojnë në gjysmëfinale, për të përcaktuar më pas dy finalistët e turneut.

Tetë stadiumet pritëse

Ndeshjet e UEFA EURO U-21 2027 do të zhvillohen në tetë stadiume, katër prej të cilave në Shqipëri.

Në vendin tonë, takimet do të luhen në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Faza finale e Kampionatit Europian U-21 do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027, duke e kthyer Shqipërinë në një nga qendrat e futbollit europian për këtë kompeticion të rëndësishëm.

Etiketa: EURO 2027shortiTë enjtenUEFA U-21

Lajme të lidhura

Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar
KRYESORE

Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar

22:41 - 23/11/26
FSHF organizon kursin e Mjekësisë Sportive, në fokus ndihma e shpejtë dhe urgjencat mjekësore
Sport

FSHF organizon kursin e Mjekësisë Sportive, në fokus ndihma e shpejtë dhe urgjencat mjekësore

17:42 - 23/11/26
Rrëfimi tronditës i Tyson Furyt: Isha në ferr, dëgjoja zëra që e kërcënonin familjen time
Sport

Rrëfimi tronditës i Tyson Furyt: Isha në ferr, dëgjoja zëra që e kërcënonin familjen time

15:46 - 23/11/26
Para
Hidhet shorti në GJKKO, kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut

Caktohet seanca e parë paraprake për Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë, ja kur do të mbahet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ermal Hasimja ndalohet në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave: Më thanë se ka lidhje me protestën
Aktualitet

Ermal Hasimja ndalohet në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave: Më thanë se ka lidhje me protestën

11:56 - 24/11/26

Analisti Ermal Hasimja ka denoncuar një episod të ndodhur në Aeroportin e Rinasit, ku sipas tij është veçuar nga policia...

Lexo më shumë
Hidhet shorti në GJKKO, kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut

Caktohet seanca e parë paraprake për Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë, ja kur do të mbahet

11:46 - 24/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria

UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria

11:43 - 24/11/26
Veliaj letër GJKKO-së: Nuk po kërkoj botoks, por dua të operohem në spitalin që zgjedh familja ime

Veliaj letër GJKKO-së: Nuk po kërkoj botoks, por dua të operohem në spitalin që zgjedh familja ime

11:24 - 24/11/26
Vështirësia për të lexuar nxitimin e SPAK me Dogjanin

Akuzohet për fshehjen e pasurisë, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin

11:17 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com