Katër persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportimeve të mediave, Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj dyshohet se i kanë ofruar ndihmë pas krimit të dyshuarit kryesor, Albert Sylaj, ndërsa Nurije Sylaj, ish-vjehrra e viktimës, dhe Driton Sylaj, ish-kunati i saj, dyshohen për nxitje të vrasjes.
Ndaj dy personave të parë po zhvillohen hetime për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.
Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria janë kontaktuar për konfirmim zyrtar të arrestimeve.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë, pak minuta pasi kishte raportuar dhunën në familje në stacionin policor.
Albert Sylaj, ish-kunati i saj dhe i dyshuari për vrasjen, ishte arrestuar më 27 tetor.










Discussion about this post