GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në rezidencën e fshatit të Princit William dhe Princeshës Kate në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk.

Sipas raportimeve të mediave britanike, njëri prej dy të arrestuarve dyshohet se ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja shkaktoi një alarm të madh sigurie në mbrëmjen e së hënës, pasi dy burrat depërtuan në pronën ku qëndron çifti mbretëror.

Sipas gazetës “The Sun”, dyshohet se personat nuk e dinin se banesa i përkiste Princit William dhe Princeshës Kate dhe se mund të kenë vepruar si hajdutë. Megjithatë, autoritetet po kryejnë verifikime për të përcaktuar nëse pas hyrjes në pronë fshihet ndonjë motiv tjetër.

Raportohet se dy personat, të maskuar, kanë aktivizuar sistemet e sigurisë së rezidencës, të cilat përfshijnë kamera vëzhgimi, teknologji lazer dhe sensorë lëvizjeje në dysheme, përpara se të largoheshin nga vendi.

Pasi policia mori informacionin menjëherë u organizua një operacion kërkimi, ku u angazhuan qen policie dhe dronë. Në operacion mori pjesë edhe një helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me teknologji infra të kuqe.

Dy të dyshuarit u arrestuan brenda pronës mbretërore dhe vijojnë të mbahen në paraburgim. Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit banesa nuk kishte persona brenda.

Anmer Hall është rezidenca e pushimeve e Princit William dhe Princeshës Kate. Ajo iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II si dhuratë martese, pas celebrimit të tyre në vitin 2011.

Banesa kryesore e familjes, ku çifti jeton me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, ndodhet në Forest Lodge, në Windsor. Megjithatë, familja mbretërore kalon fundjavat dhe pushimet shkollore në rezidencën e Norfolkut.

 

Etiketa: princshqiptarëVjedhje

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj
Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin
Aktualitet

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:46 - 25/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26

Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në rezidencën...

Lexo më shumë
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:46 - 25/11/26
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com