GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve në punën, biznesin dhe jetën e tyre për shkak të qëndrimeve politike. E ftuar në emisionin “Opinion”, Spiropali tha se në Shqipëri ka njerëz që përballen me presion dhe se ekziston rreziku që jeta dhe aktiviteti i tyre të shkatërrohen për shkak të urdhrave të zyrtarëve apo vendimeve të pushtetit.

Më tej, ish-ministrja e Jashtme foli për përdorimin e institucioneve shtetërore në çështje që, sipas saj, përbëjnë shkelje të ligjit. Spiropali theksoi ndër të tjera se shqetësimi i saj nuk lidhet vetëm me përplasjet politike, por edhe me funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e qytetarëve nga presioni dhe abuzimi me pushtetin.

“Ka shumë njerëz të tjerë sot në Shqipëri që ndihen të intimiduar në punën e tyre, në biznesin e tyre, në jetën e tyre. Mund të të shkatërrohet jeta se i jep urdhër një drejtor i njërs apo i tjetrit. Dhe nuk mund të të rrënohet gjithë ekzistenca sepse vendos pushteti që ti nuk je me ta por je armik. E shumë të tjerë. Kush janë këta njerëz o Blend? Kush janë këta që përcaktojnë kush do të rrijë në Republikën e Shqipërisë? Po po po të them edhe nga revolta. Po cilët janë këta njerëz? Si mundet që njerëz të përzihen nga Shqipëria me dhunë? Shikoni rastet e biznesit i cili është sulmuar këtu se ç’ndodh. Ka raste që janë sot në SPAK të një të sherreve jo vetëm banale por dhe të rrezikshme të përdorimit të institucioneve dhe këtu kemi të bëjmë me drejtësinë e Shqipërisë,” tha Spiropali.

Elisa Spiropali ka mohuar të ketë krahasuar ndonjëherë kryeministrin Edi Rama me Skënderbeun, duke sqaruar se ky krahasim ka qenë pjesë e një barsolete të treguar në studio televizive. E ftuar në emisionin “Opinion”, Spiropali deklaroi se nuk e ka përdorur vetë këtë cilësim për Ramën, ndërsa shtoi se në këtë histori ajo ishte cilësuar si “Mamica”.

Më tej, ajo shpjegoi se ndryshimi i qëndrimit të saj politik lidhet me momentin kur, sipas saj, u bë e qartë se modeli i qeverisjes dhe pushteti i pakushtëzuar kërkonin një reflektim. Spiropali përmendi edhe protestën e “Flamingove”, duke thënë se në atë moment kishte kuptuar se duhej të mbante qëndrim publik dhe brenda Partisë Socialiste.

“Krahasimi me Skënderbeun është një barsoletë e treguar në studio. Unë jam quajtur Mamica, unë nuk e kam thënë kurrë Skënderbeu. Ajo që them mbi ndryshyimin e mendjes ka qenë momenti kur kemi kuptuar se modeli ynë i qeverisjes dhe pushteti i pakushtëzuar në momentin që filloi protesta e flamingove, kuptova theksova publikisht dhe brenda partisë dhe përmes një dokumenti publik zyrtar se ky është momenti për të qëndruar krah sheshit”, tha Spiropali.

Në vend që ne të flasim për çfarë do të bëjmë për këtë brez, ne zgjedhim që të bëjmë akte normative për gjoba, zgjedhim të merremi me secilin pse shkon në protestë. Këto janë akte që janë bërë dhe me mua. Janë fakte. Ka sot deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia, që të shkojnë në kafene. Duhet të mbajmë përgjegjësi. Kolegët e mi që janë të ndershëm, me integritet, që nuk kanë asnjë përgjegjësi se çfarë bëjnë 2 apo 3 njerëz. Protesta e Flamingove instaloi frikën në krye të pushtetit dhe u veprua me dhunë me shumicë. Se nga vjen kjo nuk diskutohet. Kemi pamjet. Për t’i shpërndarë sheshet me dhunë edhe kur protesta është paqësore, unë këto pamje nuk i shikoja dot nga ekrani. Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve. I kemi vënë digën lumit dhe lumi ka dalë nga shtrati. Ose do të kemi liri shumë ose aspak. Po shkojmë drejt demokracive hibride. Kisha njerëz që më monitoronin. Ka dhe foto të njerëzve që më ndiqnin dhe unë do t’i verifikoj. Ndihem e qetë në ndërgjegjen time, po ka shumë njerëz që ndihen të intimiduar. Mund të të rrënohet gjithë ekzistenca se vendos pushteti nëse je me ata ose nëse je armik. Kush janë këta që përcaktojnë se kush do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë? Si mundet të përzihen njerëz me dhunë? Ka raste që janë në SPAK të sherreve të rrezikshme të përdorimit të institucioneve. Unë nuk u hoqa nga ministre e Jashtme se nuk kam bërë detyrën. Rama është kryeministri i vendit, pra Blendi. U krijua një narrativë se kishte një puç, se unë kisha folur me ndërkombëtarët, me këtë, me atë. Në Asamble kam takuar për herë të fundit Ramën. Këto kohë nuk më kam takuar fare. Ka shumë kohë. Kam komunikuar me të patjetër. Kam folur në mënyrë tjetër, jo në zyrë,” tha Spiropali.

“Nëse Edi Rama vazhdon në këtë rrugë edhe për pak kohë fatkeqësisht Rama, qeverisja dhe PS që është e asfiksuar totalisht nuk do të ketë të ardhme në do na fshijë historia”, tha Spiropali.

Etiketa: Elisa SpiropaliKryesore1

Lajme të lidhura

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin
Aktualitet

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë
Aktualitet

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh
Breaking Views

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve...

Lexo më shumë
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com