Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës.
Emërimi i Valterit vjen pas largimit nga detyra të Rigers Sheqerit, i cili mbante postin e kryeinspektorit të IMT-së. Vendimi për shkarkimin e këtij të fundit u bë publik më 21 nëntor 2026.
Me këtë ndryshim, Halit Valteri, ish-deputet dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, merr drejtimin e institucionit përgjegjës për kontrollin e territorit, zbatimin e legjislacionit në fushën e ndërtimit dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
Emërimi i tij vjen pas ndryshimeve në drejtimin e këtij institucioni të Bashkisë së Tiranës.










Discussion about this post