GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasja makabre e 19- vjeçarit grek, shqiptari i arrestuar mohon akuzat

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja makabre e 19- vjeçarit grek, shqiptari i arrestuar mohon akuzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptari i arrestuar për sherrin e përgjakshëm në Greqi ku humbi jetën një 19- vjeçar, ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Mediat greke kanë publikuar video nga momenti i vrasjes së të riut ku shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur shikohet duke ikur me vrap pas kryerjes së vrasjes.

Shqiptari ishte një nga tre të dyshuarit e arrestuar pasi u identifikua nga pamjet video si personi që hynte dhe dilte nga dy makinat që drejtoheshin nga grupi prej rreth dhjetë huliganësh, të cilët sulmuan 19-vjeçarin Alkis dhe dy miqtë e tij, disa metra larg stadiumit te futbollit te Aris Selanikut.

23-vjeçari ka një të kaluar kriminale “të rëndë” , pasi në vitin 2019 ai u referua në gjyq për një rast dhune nga tifozët. Autoritetet po flasin për një huligan me pika, i cili thuhet se ka marrë pjesë në data të tjera vdekjeje me tifozë rivalë.

Nga informacionet thuhet që 23-vjeçari ka marrë pjesë në episodet e rënda që njollosën finalen e Kupës 2017 në Volos, ku tifozët ishin goditur me thika dhe armë të tjera vdekjeprurëse brenda stadiumit.

Policia përveç shqiptarit të arrestuar është dhe në kërkim të dy shtetasve të tjerë të identifikuar nga kamerat e sigurisë si persona të përfshirë në këtë ngjarje makabre.

Ndërkaq arrestimi i shqiptarit nuk u mjafton familjarëve dhe qytetarëve të tjerë të cilët kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut, ato kërkojnë dënimin e të gjithë huliganëve që morën pjesë në sulmin vrasës në orët e para të së hënës.

Etiketa: GreqiKryesore1ShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
“Më ka ikur vajza”, prindërit denoncojnë në polici zhdukjen e dy të miturave

Plas sherri në mes të hotelit në Tiranë, 30-vjeçari dhe e reja tentojnë të vrasin pronarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com