GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Tirana Parking” kthehet në “vorbull” që thith para, Veliaj jep 2 mln lekë tender për blerje kompjuterash

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tirana Parking” kthehet në “vorbull” që thith para, Veliaj jep 2 mln lekë tender për blerje kompjuterash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Tirana Parking”, projekti i prezantuar nga Erion Veliaj si program inovativ që  shkurton kohë dhe kostot e parkimit për qytetarët po kthehet në një aferë gjigande korruptive. Të shpeshta janë rastet ku qytetarët kanë denoncuar se, kanë rezervuar parkingun me pagesë përmes SMS-ve, sikur parashikon “Tirana Parking”, për në fund kanë marrë gjobë për parkim në vend të gabuar. Gjithashtu, shpesh herë janë denoncuar vlerat marramëndese që Veliaj ka dhënë për këtë projekt, i cili nuk po bën gjë tjetër veç se po përdor policët për të vjelur sa më shumë para nga qytetarët.  Këtë herë Veliaj e ka lëshuar dorën fare, ka dhënë tender 2 milionë lekë vetëm për blerje kompjuterash.

Në dokumentin e publikuar evidentohet se Bashkia Tiranë e ka dhënë këtë tender pa konkurrencë, pasi ka paraqitur ofertë vetëm një kompani. Në ligjin për prokuirimet thuhet se, në këto raste nuk mund të zhvillohet gara paci cenohet konkurrenca. Por, Erion Veliaj është mësuar tashmë që të shkelë ligjin dhe të abuzojë me tenderat. Kështu që ka shpallur fituese kompaninë “PC STORE” sh.p.k,  e cila ka paraqitur ofertën me vlerë sa 96% e fondit limit, çka përbën një tjetër shkelje, pasi ligji thotë që duhen marrë në konsideratë ofertat me vlerë më të ulët se fondi limit.  Ndërsa shtrohet këtu pyetja, pse duhet të shpenzoj Bashkia Tiranë 2 milionë lekë për blerje kompjuterash, kur ky projekt nuk po funksionin si duhet dhe më tepër në situatën që ndodhet vendi ynë. Ndërsa çdo ditë qytetarët vazhdojnë të vuajnë për një vend parkimi.

Gangrena e abuzimeve

Në fakt, nuk është hera e parë që Veliaj jep tender miliona lekësh pa garë për këtë “Tirana Parking”. Sqarojmë se,  ky shtë një institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë. Në rastin konkret, ky institucion i drejtuar nga Eglantina Zere, ka organizuar pak muaj më parë  tenderin me numër reference REF-05752-09-20-2021 dhe me objekt “Blerje Kasa Automatike për Pagesat në Sheshparkimet e Mbyllura”. Fondi limit i tenderit është

14,000,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 165 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se i vetmi pjesëmarrës është kompania “Adi Professional” në pronësi të shtetasit Adriatik Tarja. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 13,722,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 165 milionë lekë me TVSH. Natyrisht duke mos patur asnjë konkurrent tjetër përveç vetes së saj, kompania në fjalë është shpallur fituese.

Pra faktet tregojnë se “Tirana Parking” nuk është një projekt për lehtësuar qytetarët, por është kthyer në një  vorbull që thith vetëm para nga taksapaguesit shqiptarë. E.H/Gijotina.com/

 

Etiketa: afereErion Veliajkorrupsionkryesore2TendrTirana Parking

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Para
Shkodër/ Çfarë la pas zjarri, në banesën ku vdiq 79- vjeçari i paralizuar (VIDEO)

Shkodër/ Çfarë la pas zjarri, në banesën ku vdiq 79- vjeçari i paralizuar (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26

Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas hyrjes në fuqi të pagës...

Lexo më shumë
Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

15:01 - 31/07/26
Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

14:51 - 31/07/26
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

14:18 - 31/07/26
Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë!

Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë!

14:11 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com