GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Udhëtimi me charter i Ramës/ PD kërkesë zyrtare DSHQ: Bëni publike kontratën dhe fluturimet

17:43 - 03/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Udhëtimi me charter i Ramës/ PD kërkesë zyrtare DSHQ: Bëni publike kontratën dhe fluturimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka vazhduar edhe sot të denoncojë ato që i quan shpenzime luksi të kryeministrit Rama. Pampuri i referohet udhëtimeve të kryeministrit me charter, ndërsa sot në një deklaratë për mediat ajo thotë se i ka bërë një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Në këtë kërkesë Partia Demokratike shtron disa pyetje, ku ndër të tjerë kërkon që të bëhet publike kontrata dhe numri i fluturimeve me charter.

Ajo gjithashtu thotë se që nga viti 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një Aeroplan ‘Vip’ me te cilin udhëton kryeministri Rama.

“Që prej asaj kohe, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe transparenca e udhëtimeve dhe kostove është zero. Bazuar në të dhënat e tregut, ku vlera e udhëtimeve me avion charter varion minimalisht nga 15 mijë euro ora, cila është arsyeja e përzgjedhjes nga institucioni juaj të shërbimit të udhëtimeve nëpërmjet fluturimeve me avion charter për Kryministrin?

Sa është afati i kohëzgjatjes së marrëveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimit të fluturimeve me avion charter ndërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe shoqërisë ‘Air Albania shpk’?

Si është llogaritur tarifa e shërbimit dhe çfarë zërash përfshin?

Sa është numri i udhëtimeve me avion charter dhe vlera totale e paguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, nga momenti i hyrjes së fuqi të Marrëveshjes deri sot?

Listoni në mënyrë shteruese të gjitha udhëtimet e kryera me avion charter nga ana e Kryeministrit apo çdo zyrtar tjetër bazuar në marrëveshjen e mësipërme, duke përcaktuar për çdo rast vlerën e çdo udhëtimi si dhe vlerën e zërave përkatës së tarifës së shërbimit për çdo udhëtim, e cila përfshin koston e karburantit, taksat aeroportuale dhe përpunimi në tokë (ground handling), apo çdo kosto tjetër” – tha Pampuri.

Etiketa: charterDSHQEdi RamafluturimetkerkesekontrataPDUdhetimi

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
“Jam tronditur”, Monika dhe Beniada flasin për debatin Donald-Einxhel (Video)

“Jam tronditur”, Monika dhe Beniada flasin për debatin Donald-Einxhel (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com