GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Misteri i vdekjes së 4 rusëve, Prokuroria do të marrë në pyetje ekspertët që hetuan ngjarjen

16:28 - 04/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti zyrtar i Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë: Po hetohet për vrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja e vdekjes misterioze të 4 turistëve Rusë në një hotel të Golemit, është një nga çështjet më komplekse që është regjistruar në prokurorinë e Kavajës, pasi vijon të qëndrojë e mjegullt, për sa i përket zbardhjes së rrethanave të vdekjes.

Katër anëtarë të familjes ruse, Natalia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov, u gjendën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit në Golem, ngjarje kjo që ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat hetimore dhe inteligjente të shtetit Shqiptar.

Mësohet se duke filluar nga java e ardhshme, prokuroria do fillojë marrjen në pyetje të mbi 20 ekspertëve që kanë marrë pjesë në kryerjen e ekspertimeve të ndryshme rreth kësaj ngjarje. Aktualisht prokuroria e Kavajës, që po udhëheq hetimin e këtij rasti, ka administruar të gjitha aktet e ekspertimit të kryera nga ekspertë privatë dhe shtetërorë, përfshirë dhe laboratorin toksik të Ushtrisë Shqiptare.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertët e ushtrisë, specialistë të kriminalistikës, toksikologjisë, ekspertë mjeko-ligjorë, do merren në pyetje rreth kësaj ngjarje.

Burime thonë se pyetja e tyre nuk konsiston si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por si ekspertë që duhet të japin shpjegime për aktet e ekspertimit, që ata kanë nxjerrë dhe dorëzuar prokurorisë së Kavajës, për llogari të kësaj dosje të vështirë.

Ekspertët, duhet tu shpjegojnë prokurorëve se çfarë rezultati është arritur në aktet e ekspertimit të tyre, në çfarë standardi është kryer ekspertiza dhe a kanë konstatuar elementë kriminalë në konkluzionet e ekspertimit.

Hetimi i kësaj çështje që ka nisur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” të një ose më shumë personave, konsiderohet si më komplekse për prokurorinë Shqiptare. Sipas një ekspertize të përpiluar nga, Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkaku fillestar i humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse prania e monoksidit të karbonit në mushkëri, në masën mbi 75%”.

Kjo ekspertizë ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët nga prokuroria, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit në pishinë. Ndërsa prezenca e monoksidit të karbonit në zonën ku qëndronin rusët, është shkaktuar nga kaldaja e hotelit.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit rusë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit. Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret. Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.

Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli. Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar.

Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pa jetë.

Etiketa: ekspertetMisteringjarjenProkuroriarusetvdekja

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Arrestohet një tjetër gazetare në Turqi, reagon shoqata e gazetarëve: Të lirohet menjëherë!

Arrestohet një tjetër gazetare në Turqi, reagon shoqata e gazetarëve: Të lirohet menjëherë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com