GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e “Konferenc League” do të luhet në stadiumin “Air Albania”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e “Konferenc League” do të luhet në stadiumin “Air Albania”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liga e Konferencës, ose siç njihet me emrin “Konferenc League” do të zhvillojë finalen e saj në stadiumin “Air Albania” më datën 25 maj të këtij viti. Ka kohë që ekspertë të huaj kanë vizituar vazhdimisht Shqipërinë, për të vëzhguar edhe më nga afër kushtet e stadiumit.

Ndërsa pak ditë më përpara në ambientet e kryeministrisë u mbajt edhe një takim mes kryebashkiakut Veliaj, kreut të federatës, ekspertëve të UEFA-s, si edhe drejtuesve të lartë të policisë së shtetit. Aty u fol për pikat kyçe të organizimit të kësaj finale, si siguria, çështje të kapaciteteve akomoduese, transporti dhe kapaciteti me fluturimet në aeroport. Ndërsa në lidhje me stadiumin, “Air Albania” ka një kapacitet prej 21.690 vendesh, por do të pësojë disa ndryshime te pjesa e stolave, duke e ulur numrin e tifozëve.

Kapaciteti i biletave pritet të jetë rreth 19 mijë, duke qenë se do të hiqen një pjesë e stolave. 8 mijë bileta do t’u shkojnë klubeve finaliste, nga 4 mijë secila. Pjesa tjetër do të dalë në shitje, nga këto, 4 mijë do të shiten në Shqipëri. Bileta do të jetë elektronike dhe jo e printuar dhe nuk mund të transferohet te dikush tjetër. Nëse një person e blen dhe vendos emrin e tij nuk mund t’ia japë dikujt tjetër. Ndërkohë, për çmimin e biletës, do i referohen çmimet e vendit ku organizohet finalja, dhe mendohet se do të merren çmime krahasuese me ato të ndeshjes Shqipëri-Francë.

Ndeshja e fundit që është parashikuar të luhet do të jetë miqësorja Shqipëri-Gjeorgji. Një pjesë e madhe e stolave në sektorin mik do të hiqen, sepse do të instalohen dy studio televizive, si dhe ndryshimi i një pjese të madhe të tribunës ku do t’i jepet një hapësirë e madhe mediave dhe do të montohen edhe dy ekrane të mëdhenj në tribunën përballë.

Etiketa: air albaniafinaljaKonference Leaguestadiumi

Lajme të lidhura

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”
Sport

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit
Sport

FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

17:30 - 11/07/26
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare
Sport

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Para
E bija e lidhur me Romeo Veshajn, ja si ka reaguar Niko Peleshi

E bija e lidhur me Romeo Veshajn, ja si ka reaguar Niko Peleshi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë...

Lexo më shumë
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com