GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Koka-Tahiri e Gëllçi, “tepsia” e Ramës vazhdon…

18:54 - 07/02/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Koka-Tahiri e Gëllçi, “tepsia” e Ramës vazhdon…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fraksionet e kurtheve brenda mazhorancës edhe pse nuk gëlojnë dhe nuk janë objekt mediatik dhe konsum i përditshëm, gëlojnë po njësoj sa dhe po përpëlitet opozita në përçarjen e saj mes lidershipit dhe atyre që e ndjekin. Fillimisht butë-butë Thoma Gëllçi, më pas Lefter Koka, javën e shkuar Sajmir Tahiri, e kështu në PS ka plasur realisht “dasma” e pabesisë. Të tërë ngrysin e gdhijnë me ankthin se ku fle lepuri? Stacioni i Surrelit tashmë ka nisur edhe një spastrim të atyre që flasin, mund të flasin, por nuk mund të flasin.

Rama, në emër të ndëshkueshmërisë, por në të vërtetë në emër të shpëtimit të staturës së tij, vazhdon të punojë fort. Tahiri ishte një tjetër heshtje “vrasëse” e tij për ta lënë jashtë çdo kontakti, por duke i siguruar paketat e cigareve. Rama është mëse i qartë që Tahiri nuk flet, se mbi të gjitha do bëjë autogolin e vetes, dhe në rast se ndodh, ai vetë do të rikthehej në aulat e drejtësisë me tendencën e garantuar për më me shumë vite. E kështu, në këtë drejtësi me regji, Rama vijon. Përpara ka dy emra: Erion Veliaj e Ilir Beqja.

Ky i fundit më pak aktiv në jetën politike, më pak i ekspozuar por me shumë gjurmë në kohën e ministërllëkut të tij plot koncensione. Në anën tjetër “me shpirt” do të bëjë shokë e të pajtohen, por brenda, këtë tipin që nisi betejën për të pastruar llumin e futbollit, por zbythja ishte e prerë. Veliaj duket të jetë qartë targeti kryesor i kryeministrit për të “sistemuar” larvën e Bashkisë. Për cilat motive:

  1. Uljen e ekspozimit në publik
  2. Asgjësimin e një klani nën dirigjimin e Fatmir Xhafës
  3. Zbutjen e ndikimit te Ambasada Amerikane
  4. Ndërlikimin e raporteve me Alex Soros
  5. Spostimin nga rikonfirmimi si kryebashkiak
  6. Ulja e potencialit ekonomik, dhe ndëshkueshmëria.

E në të gjithë këtë argumentim underground, Rama do të likuidojë njëherë e mirë politikisht edhe Veliajn si një kandidat potencial për kreun e Qeverisë, por edhe si një rrezik eminent që të nesërmen e dobësimit të peshës politike, Veliaj t’i shndërrohet në një torturë të vërtetë politike, shefit aktual që e degdisi të lyejë edhe muret e një pallati, thjesht e vetëm ta ekspozojë nëpërmjet degjenerimit. Nisja e betejës me futbollin dhe Dukën ishte një lëvizje në skakierë, ku turravrapi me përfundim zbythjen e Veliajt, rikonstatoi edhe një herë faktin që beteja e jetës tashmë është spostuar me bazament politik. Në fakt e ka me Ramën, me askënd tjetër.

Tahiri në burg, me një regji brilante të drejtësisë së “re”, pritet që shumë shpejt të prodhojë një varg të gjërë që inceneron të tjera koka në “shërbim” jo të ndëshkueshmërisë, por realisht në shërbim të pastrimit të terrenit, për të gjithë çibanët që rrezikojnë vetë të gjatin pas hekurave. Beteja e Ramës është tërësisht e drejtpërdrejtë me pastrimit të terrenit të tij, të oborrit të tij, i cili në këto vite ka prodhuar shumë faktorë dhe protagonistë skandalesh me pasojë kostoje të frikshme në kurriz të taksapaguesve. Tashmë, Rama duhet të lëshojë disa të besuar apo ish-të besuar. Një pjesë e tyre ka “siguracion” normal, ndërsa Veliaj, duhet ta këtë bërë “kasko”, pasi pas tij është një lojtar skakiere me peshë, Fatmir Xhafaj, i cili në distancë prodhon pak “makth” për Ramën që tentoi por nuk arriti ta lërë jashtë legjislativit.

Etiketa: Edi Ramakryesore2lefter kokatepsiaThoma Gëllçi

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Çmendet gruaja, i fut thikën burrit

Çmendet gruaja, i fut thikën burrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com