GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani: Rusia po e përdor Serbinë për të destabilizuar edhe Kosovën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani në Ditën e Veteranit: I dedikohet njerëzve që nuk nguruan t’i bëhen mbrojtës atdheut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, ka thënë se Kosova është thellësisht e shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë dhe se Rusia po angazhohet edhe për destabilizmin e Kosovës. E pyetur se çfarë po bën Rusia për të destabilizuar Kosovën, Osmani tha se në përgjithësi ajo e përdor Serbinë si satelit.

“Në përgjithësi po përdorë Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe thjesht duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus, që ka destabilizuar vendet e tjera në rajon, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe NATO. Rusia dhe Serbia janë duke u munduar të shkatërrojnë çdo vlerë të Perëndimit, të ndërtuara në këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë” – shprehet Osmani.

Presidentja e Kosovës ka thënë se ambasadori rus bashkë me atasheun e tij ushtarak kishin ardhur edhe në kufi me Kosovën, gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit të kaluar.

“Po mbështetë përpjekjet e Serbisë, si për shembull me rastin e tensioneve në kufirin mes Kosovës e Serbisë gjatë shtatorit e tetorit të vitit të kaluar, teksa Serbia kishte vendosur ushtrinë e saj rreth kufirit, dhe u sollën MIG-të rus dhe armë të tjera ruse e kineze dhe ku ambasadori rus bashkë me atasheun e tij ushtarak erdhën në kufi për t’i dhënë bekimin ushtrisë serbe, që prisnin në kufi, në një farë mënyre duke i trimëruar ata me idetë, që tani Rusia po përpiqet t’i shtyjë në Ukrainë” – është shprehu Osmani.

“Synimi ynë është t’i bashkohemi NATO-s, dhe po bëjmë përpjekje për këtë, si vendi me popullin më pro NATO në botë” – tha Osmani.

Osmani po ashtu shprehu mbështetjen për popullin ukrainas si dhe mbështetjen e plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

“Natyrisht sikur edhe pjesa tjetër e botës demokratike, ne jemi të shqetësuar për atë që po ndodhë në Ukrainë. Ne besojmë fuqishëm se ajo që po ndodhë në Ukrainë është abuzim flagrant i pushtetit dhe një shkelje e praktikave ndërkombëtare nga Rusia” – shprehet Osmani.

Më tej, Osmani tha se në Ukrainë po ndodh edhe mobilizimi ushtarak rreth kufirit, por edhe ai digjital përmes përhapjes së dezinformatave.

“Në fakt kjo ndodh në mënyrë fizike për sa i përket mobilizimit ushtarak rreth kufirit, ashtu edhe në mënyrë digjitale, me një përhapje sistematike të deainformatave. E vërteta është që Ukraina është një vend i lirë, i pavarur dhe i takon popullit të lirë e demokratik të Ukrainës që të marrë vendime për të ardhmen e tyre” – theksoi Osmani gjatë intervistës për radion britanike.

Osmani tha se për këtë arsye, beson se ngjarja nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por me llojin e botës në të cilën jetojmë.

Presidentja po ashtu tha se beson se kryeministri i Britanisë, Boris Johnoson, pati të drejtë kur vuri në pah se Rusia po përpiqet në mënyrë aktive të destabilizojë rajonet e tjera në botë, sikurse Ballkanin Perëndimor, siç tha ajo, “përmes Serbisë si satelite të saj”.

“Serbia është plotësisht e mbështetur dhe koordinuar me aleatin e saj Rusinë. Ne jemi të shqetësuar për bashkërendimin e tyre të mundshëm si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë. Mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet në Ukrainë, mund të ketë efket përhapës, në shumë vende të tjera të botës. Nuk është e rastësishme që ne shohim sfida për stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Kosovë nga qasja agresive dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë të ndihmuara edhe nga Rusia”.

E para e shtetit tha se përgjigja ndaj Rusisë duhet të jetë e unifikuar dhe se NATO-ja duhet të ketë një rol shumë aktiv.

“Prandaj besoj se duhet të jemi të unifikuar. Ndaj NATO-ja duhet të ketë rol aktiv. Ne shpresojmë që së shpejti do të gjendet një zgjidhje për të ndaluar abuzimin flagrant nga Rusia, që po përpiqet të vendos rregullat e veta në shtetet tjera. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme”  – theksoi Osmani.

 

Etiketa: destabilizimKosoveRajoniRusiaSerbiaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz
Aktualitet

Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz

15:01 - 04/09/26
Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni
Kosovë & Rajon

Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni

08:27 - 04/09/26
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme! 6 deputetë të LDK kundër kandidaturës së Sejdiut për President
Breaking Views

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme! 6 deputetë të LDK kundër kandidaturës së Sejdiut për President

18:57 - 01/09/26
Para
Transparenca për firmat, PD e Përrenjasit: 60% e delegatëve i bashkohen “11 dhjetorit”

“Në Shkodër u shfaq aleanca e non gratave”, PD: Berisha asnjë fjalë për Doshin, sulmon demokratët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka: Projekti i FSHF-së për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës, një detyrë morale për fëmijët shqiptarë
Sport

Duka: Projekti i FSHF-së për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës, një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

11:06 - 06/09/26

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës, përmes projektit...

Lexo më shumë
Shpërthen revolta në Kroaci/ Mbushen sheshet e Zagrebit, protestohet kundër mbetjeve toksike

Shpërthen revolta në Kroaci/ Mbushen sheshet e Zagrebit, protestohet kundër mbetjeve toksike

10:51 - 06/09/26
Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali: Do ju vras!

Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali: Do ju vras!

10:30 - 06/09/26
Rama sfidon protestuesit: Nuk kam zgjedhur pasardhës, kur të dal nga ajo zyrë do të shpëtoni nga mua!

Rama sfidon protestuesit: Nuk kam zgjedhur pasardhës, kur të dal nga ajo zyrë do të shpëtoni nga mua!

10:05 - 06/09/26
750 kg drogë, dy laboratorë dhe armë pa leje/ Prezantuesja televizive dënohet me varje për trafik narkotikësh

750 kg drogë, dy laboratorë dhe armë pa leje/ Prezantuesja televizive dënohet me varje për trafik narkotikësh

09:49 - 06/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com