GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Televizioni rus bën propagandë për të nxitur luftën me Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Televizioni rus bën propagandë për të nxitur luftën me Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Televizioni shtetëror rus filloi sot një shtytje të re propagandistike, duke pretenduar se nacionalistët ukrainas janë gati të masakrojnë rusët në lindje të vendit në atë që vëzhguesit druajnë se mund të jetë hapi i fundit në justifikimin e një pushtimi. Sipas mediave të huaja, Dmitry Kiselyov, një propagandist i shquar shtetëror i njohur shpesh si ‘zëdhënësi i Putinit’, përdori emisionin e tij të lajmeve të së dielës për të shpërndarë pretendime të pabazuara se Ukraina ka ‘torturuar dhe vrarë egërsisht’ mijëra civilë në rajonin e Donbasit.

Në një segment të titulluar ‘ata po përgatiten të vrasin’, ai paraqiti gjithashtu një intervistë me një luftëtar separatist në rajon, duke paralajmëruar se nacionalistët ukrainas kanë kërcënuar se ‘do t’ju vrasin dhe therin të gjithë, dhe do t’ju varin fëmijët në tela’.

Taktika pasqyron propagandën ruse të përhapur përpara pushtimit të fundit të Ukrainës, në vitin 2014, që u përdor nga Kremlini për të justifikuar veprimet ushtarake mbi bazën e ‘mbrojtjes’ së rusëve etnikë që jetojnë në vend.

Tani mendohet se janë 148,000 trupa ruse të grumbulluara në kufij – të mbështetur nga mijëra tanke dhe artileri – me Uashingtonin që paralajmëron se një pushtim mund të vijë sa më shpejt të mërkurën.

Ndërkohë përpjekjet diplomatike për të shmangur një luftë po vazhdojnë, me kancelarin gjerman Olaf Scholz që fluturon për në Kiev sot dhe Moskë nesër në një përpjekje “për të qetësuar të parën dhe për të penguar të dytën”.

Ai pritet t’i ofrojë më shumë ndihmë financiare Ukrainës dhe t’i kërkojë Rusisë ‘të depërshkallëzojë menjëherë’ grumbullimin e trupave të saj në kufi. Bisedimet deri më tani kanë pasur pak sukses pasi Moska kërkon që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO gjë që aleanca refuzon.

Etiketa: LuftepropagandarusTelevizioniUkraine

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Zjarr në Dukat të Vlorës, dyshimet e para

Zjarr në Dukat të Vlorës, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26

Dy sindikata të arsimit në Shqipëri kanë bërë thirrje për solidarizim me protestën kombëtare të studentëve e cila do të...

Lexo më shumë
Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

18:49 - 23/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

18:05 - 23/10/26

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com