GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E vranë dhe e groposën, jepet vendimi për babain dhe vëllain e Eglantina Bucit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E vranë dhe e groposën, jepet vendimi për babain dhe vëllain e Eglantina Bucit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Faik dhe Shkëlzen Buci babë e bir që vranë mizorisht 10 vite më parë Eglantina Bucin janë dënuar me 50 vite burg. Përkatësisht, dënimi është dhënë me 25 vite burg për babanë e Eglantinës, Faikun dhe 25 të tjera për të vëllanë Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.  Pak ditë më parë është zbardhur dhe dëshmia e motrës së viktimës, Elonës. Ajo ka thënë në dëshminë e saj se babi i tyre i ka dhunuar duke i rrahur me kabllo dritash dhe të dyja motrat si dhe nëna e tyre janë larguar nga shtëpia për shkak të dhunës.

Ngjarja

Më 13 shtator të vitit 2012 në Malin me Gropa u gjetën nga një gjuetar një pjesë e eshtrave të Eglantina Bucit. Pas gjetjes, eshtrat iu nënshtruan ekspertizës nga ku rezultoi se viktima ishte vrarë të paktën 6 muaj përpara se të gjendeshin eshtrat e saj. Pak ditë më pas policia shkoi sërish në vendin ku gjetën eshtrat. Megjithatë shkaqet dhe autorët e vrasjes asokohe mbetën mister. Ka qenë Shkëlzen Buci ai i cili ka vrarë motrën e tij. Ai fillimisht i ka thënë Eglantinës të shkonin për kafe dhe pasi e ka marrë me makinë ka shkuar në drejtim të Malit me Gropa, ku dhe e ka qëlluar viktimën me një plumb që i ka shkaktuar menjëherë vdekjen. Më pas e ka groposur trupin e pajetë të Eglantinës në Malin me Gropa. Së bashku me Eglantina dhe Shkëlzen Bucin në makinë ka qenë dhe shoku i këtij të fundit. Dëshmia e shokut të Shkëlzen Bucit, M.T. 8 vite pas vrasjes së 23-vjeçares ka bërë të mundur zbardhjen e krimit dhe identifikim e autorëve. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar se atij i ishte thënë nga Faik dhe Shkëlzen Buci që të kontaktonte me Eglantinën, duke qenë se viktima i kishte humbur kontaktet me familjen. “Në momentin që morëm rrugën për në Malin me Gropa, Eglantina e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe filloi të shqetësohej. Kur shkuam aty ai e qëlloi atë me një plumb në kokë. Më pas ka marrë babin Faikun dhe i ka thënë se ajo punë u mbyll”, ka thënë në dëshminë e tij 2 vite më parë M.T. Shkëlzen Buci u arrestua në vitin 2017 në Tiranë për një plagosje, ndërsa babai i tij ra në pranga në vitin 2020 pasi u zbulua ngjarja. A.L/ Gijotina.com

Etiketa: Eglantina BuciFaik BuciKryesore1Shkelzen BuciVrasje

Lajme të lidhura

Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)
Aktualitet

Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

15:06 - 18/07/26
Si të mbroheni nga sulmet në zemër gjatë dimrit
Aktualitet

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

14:44 - 18/07/26
Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit
Aktualitet

Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit

14:24 - 18/07/26
Para
Meta nuk u shkarkua, Berisha: Kushtetuesja të dënojë Kuvendin, falsifikoi dokumentet

Meta nuk u shkarkua, Berisha: Kushtetuesja të dënojë Kuvendin, falsifikoi dokumentet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)
Aktualitet

Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

15:06 - 18/07/26

Një 30-vjeçar shqiptar, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Liverpool, pasi u shpall...

Lexo më shumë
Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

14:59 - 18/07/26
Si të mbroheni nga sulmet në zemër gjatë dimrit

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

14:44 - 18/07/26
Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit

Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit

14:24 - 18/07/26
Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, agjentët federalë arrestojnë shqiptarin

Kaloi ilegalisht në SHBA me motor uji dhe hyri Live në rrjetet sociale, agjentët federalë arrestojnë shqiptarin

14:02 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com