GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara. Po Shqipëria?

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania heq 20 shtete nga lista e vendeve të rrezikuara. Po Shqipëria?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve.

Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.

Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.

Karantinimi dhe udhëtimet

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë – ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë. Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.

Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende. Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa me 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend. /DW/

Etiketa: Gjermaniamasa kufizueseUkraine

Lajme të lidhura

Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji
Breaking Views

Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji

22:03 - 20/11/26
FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%
Aktualitet

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

20:41 - 20/11/26
SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit
Aktualitet

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

13:26 - 20/11/26
Para
Niseni javën siç duhet, 3 këshilla për një të hënë sa më produktive

Niseni javën siç duhet, 3 këshilla për një të hënë sa më produktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie
Aktualitet

“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

19:16 - 21/11/26

Analisti Basir Çollaku i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut nga ana...

Lexo më shumë
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

19:04 - 21/11/26
Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur

Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur

18:50 - 21/11/26
Pas marshimit në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë

Pas marshimit në Tiranë, protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë

17:56 - 21/11/26
Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

17:38 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com