GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Transfertat bankare nga jashtë për individët u rritën me 10% në 2021

08:19 - 23/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Transfertat bankare nga jashtë për individët u rritën me 10% në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve në Shqipëri shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 45.5 miliardë lekëve apo rreth 375 milionë eurove, në rritje me 10.4% krahasuar me një vit më parë. Vlera e transfertave hyrëse është më e lartë krahasuar edhe me dy vitet përpara pandemisë, por ngelet larg niveleve më të larta historike të raportuara nga Banka e Shqipërisë, që i takojnë viti 2015. Pjesërisht, kjo mund të lidhet edhe me efektin statistikor të nënçmimit të euros dhe faktin që statistikat raportohen në lekë. Në raport me vitin 2015, euro është zhvlerësuar me afërsisht 12% ndaj lekut.

Rritja e transfertave hyrëse ishte edhe më e lartë në numër transfertash. Numri i tyre për vitin 2021 arriti në më shumë se 170 mijë, me një rritje prej 30.7% krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë i detajon transfertat hyrëse ndërkombëtare sipas bizneseve dhe individëve që prej viti 2015. Numri i transfertave të regjistruara këtë vit është niveli i dytë më i lartë gjatë kësaj periudhe, i tejkaluar vetëm në vitin 2019.

Rritja e transfertave nga jashtë në llogaritë e individëve është një tregues pjesor që sinjalizon rritje të remitancave edhe për vitin e kaluar, megjithëse transfertat bankare nuk janë kanali i vetëm i hyrjes së tyre. Një peshë edhe më të lartë zënë dërgesat nëpërmjet operatorëve të transfertave të parave dhe atyre që hyjnë në rrugë informale. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë janë të disponueshme deri në fund të 9-mujorit, kur u raportuan remitanca për një vlerë të përgjithshme prej 541 milionë eurosh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat u rritën me 15%, duke shënuar gjithashtu nivelin më të lartë të periudhës 9-mujore që prej vitit 2009. Po t’i referohemi vitit 2020, transfertat bankare hyrëse në llogaritë e individëve përbënin vetëm 37% të vlerës totale të remitancave (përfshi dërgesat e emigratëve dhe të ardhurat nga puna jashtë vendit).

Në dekadën e fundit është shënuar një valë e re emigracionit shqiptar, e drejtuar sidomos drejt vendeve të Europës Perëndimore. Kjo valë e re ka përfshirë në një pjesë më të madhe profesionistë dhe punonjës të specializuar, që kanë shfrytëzuar kërkesën për punë në tregjet europiane, ku shembulli më tipik është Gjermania. Kjo valë e re emigracioni ka ushqyer një cikël të ri të rritjes së remitancave që dërgohen në Shqipëri.

Përveç remitancave në formën e tyre më të zakonshme, të dërgesave të emigrantëve në formën e ndihmës për familjet e tyre në Shqipëri, në vitet e fundit ka një tendencë të rritjes së të ardhurave nga puna jashtë vendit dhe sidomos nga ajo në distancë. Veçanërisht në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ka një tendencë të shtimit të numrit të profesionistëve që punojnë për kompani të huaja në formë remote. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2021 të ardhura nga puna jashtë vendit kishin vlerën e 177 milionë eurove, në rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

Etiketa: bankatrasnferta

Lajme të lidhura

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së
Aktualitet

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!
Aktualitet

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Para
4 shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

4 shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26

Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit...

Lexo më shumë
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com