GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si t’ua shpjegojmë të vegjëlve festën e 8 Marsit?

në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Si t’ua shpjegojmë të vegjëlve festën e 8 Marsit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Orilda Kalami, sociologe

Le të festojmë.

Për t’ua shpjeguar më lehtë fëmijëve mund t’u themi se data 8 mars është si një ditëlindje, një datë e rëndesishme, një festë, por e të gjitha grave në të gjithë botën.

(Për ta bërë dhe më festive ditën dhe joshës shpjegimin, mund të përgatisim edhe ëmbëlsira.)

Në këtë ditë festohet për të gjitha mamat, gjyshet, motrat, mësueset.

Në këtë ditë të gjithë festojmë se sa shumë gjëra të bukura bëjnë gratë.

Në këtë ditë ne të gjithë mbrojmë gratë kudo që janë.

Nuk mjafton vetëm një ditë që ne të kujtohemi për mamin tonë, për gjyshen, mësuesen etj. Ne duhet t’i duam ato çdo ditë.

Prandaj hapi tjetër është t’u shpjegohet vlera e dashurisë; dashuria për çdo qenie njerëzore (sa shumë i duam të afërmit tanë, shokët, kushërinjtë, etj., sa shumë e duam mamin, motrën, tezen, hallën, gjyshen, mësuesen…). Si e shfaqim ne dashurinë ndaj tyre?

Dashuria ndaj tjetrit na jep gëzim dhe na zbukuron jetën. Çdo qenie njerëzore duhet respektuar. Dashuria shprehet në shumë forma, por më kryesorja është respekti.

Si e shfaqim ne respektin ndaj grave të jetës sonë? Çfarë bëjmë ne për t’u falur atyre kënaqësi? Sa mirë ndjehemi ne në praninë e tyre, sa i falenderojmë për gjërat që bëjnë për ne, sa pranë na rrinë ato edhe kur bëjmë gabime…?

Siç edhe kuptohet, një shpjegim bazuar te dialogu, duke ndërvepruar me fëmijën, është mënyra se si kjo bisedë bëhet aktive dhe reflektive.

Përveç prindërve, edhe mësueset në shkollat fillore mund t’i dedikojnë kësaj feste këto ditë kohën e vet për të zhvilluar biseda me fëmijët.

Fëmijët pyeten nëse kanë dëgjuar për këtë festë, nëse e njohin etj. Më pas pyetjet specifikohen në drejtimin gender: sipas jush cilat janë ndryshmet mes meshkujve e femrave? Cilat janë pikat e forta të një femre e cilat të një mashkulli? Po dobësitë e tyre cilat janë?

Përgjigjet e tyre nxisin bisedën dhe diskutimi zgjerohet. Kështu dalin në pah edhe çështje që të vegjëlve mund t’iu duken normale, por në të vërtetë nuk janë, p.sh: pse kur themi pilot mendja na shkon të një burrë?

Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është që fëmijëve t’u shpjegohet se sa punë e luftë është bërë gjatë këtyre 100 viteve për progresin e gruas. Mamatë dhe gjyshet e tyre kanë luftuar shumë dhe janë treguar të forta e kurajoze për të fituar të drejtat e tyre, për të fituar atë që kanë arritur sot.

Dikur gratë nuk mund të vishnin pantallona, as funde të shkurtra, nuk mund të votonin, nuk iu lejohej të mësonin të shkruanin dhe të lexonin, nuk mund të shkonin në shkollë, nuk mund të zgjidhnin partnerin e tyre, duhet të rrinin vetëm në shtëpi me fëmijët, nuk mund të punonin, por sot këto të gjitha janë të mundura edhe pse ka ende shumë për të bërë. Mamatë, si çdo njeri tjetër, kanë dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe iu duhen respektuar. Ato janë të forta, të bukura, të shkathëta, e bëjnë të bukur familjen.

(Gjatë bisedës në klasë fëmijët i konkretizojnë me shembuj nga mamatë e tyre këto arritje, duke u stimuluar me pyetje mbi punën që bën mami, tezja, halla etj.)

Biseda mund të shoqërohet duke përdorur imazhe (foto e video) dhe fjalë të përshtatshme për moshën, pa nënvlerësuar zgjuarsinë e fëmijëve dhe duke iu thënë gjithmonë të vërtetën.

Shpjegimi bëhet edhe më i lehtë i shoqëruar me simbole. Simbolika e festës janë lulet (të mimozës dhe lule të tjera). Fëmijëve iu shpjegojmë se në datën 8 mars të gjitha grave iu dhurohet një lule për t’u treguar që i duam shumë, që i mbështesim dhe ndihmojmë në gjërat që bëjnë.

Gratë kanë shumë sfida në jetën e tyre dhe çdo ditë ato bëjnë shumë punë, përpiqen të gjejnë kohë edhe për punën edhe për familjen, etj. Për këtë flitet me fëmijët se a e vënë re ata sa shumë punë bëjnë mamat e tyre në shtëpi, a lodhen ato në punë etj.

Temat e respektit ndaj gruas, barazisë, dashurisë në familje sigurisht që nuk janë tema që zhvillohen/mësohen brenda një dite, por ky prag feste mund të jetë një moment i mirë për të nxitur më shumë refleksionin, ndërgjegjësimin te fëmijët.

Fëmijëve iu thuhet se gratë duhen dashur dhe respektuar çdo ditë dhe jo vetëm më 8 mars. Të gjithë kanë të drejtën të duhen dhe e kemi për detyrë t’i respektojmë të gjithë ashtu siç janë.

Si ta kalojmë ditën e 8 marsit me fëmijët?

Ka disa mënyra për të materializuar këtë festë për fëmijët, e rëndësishme është që ata të kuptojnë rolin e madh e të rëndësishëm që gratë kanë në shoqëri dhe luftën e tyre të përditshme për pozicionin e tyre në shoqëri.

Kështu mund të shihen së bashku filma të ndryshëm vizatimorë, ose t’u lexohet një histori ku figura kryesore është gruaja, mund t’u tregohen histori të grave të suksesshme në fusha të ndryshme (shkencë, art, politikë, histori etj), ose edhe histori personale suksesi e arritjesh.

Pas atyre syve të mëdhenj që përpijnë informacionin që ne japim, janë ca zemra që na takon t’i mbushim me dashuri për jetën, për të bukurën, për gruan.

Lajme të lidhura

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
“Një turmë u fut me dhunë në seli”, Zekthi: Kjo që po ndodh në PD është turp

Putin, Presidenti pa karakter politik!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital
Aktualitet

Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital

19:27 - 28/07/26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Pushimi i Shoferit-Fier Shegan, pranë daljes së fshatit Rrupaj (Lushnje)....

Lexo më shumë
Formacionet zyrtare/ Egnatia sfidon Celjen për historinë në Champions League

Formacionet zyrtare/ Egnatia sfidon Celjen për historinë në Champions League

19:09 - 28/07/26
Infantino planifikon të shesë një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë

Infantino planifikon të shesë një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë

18:49 - 28/07/26
Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

18:35 - 28/07/26
LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

18:13 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com