GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kriset marrëdhënia mes Greqisë dhe Rusisë! Zakharova sulmon ashpër politikanët në Athinë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriset marrëdhënia mes Greqisë dhe Rusisë! Zakharova sulmon ashpër politikanët në Athinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia  çdo ditë që po kalon po “sulmohet” dhe braktiset nga shumë shtete të tjera të cilët nuk janë dakort me luftën që po zhvillon mbi Ukrainën.

Kësaj here marrëdhëniet me Greqinë janë në pikën kritike pasi vendi fqinj dënoi pushtimin e Ukrainës dhe iu bashkua sanksioneve të Perëndimit ndaj Kremlinit.

Në një deklaratë për media ditën e sotme, zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme ruse, Maria Zakharova ka akuzuar ashpër politikën në Greqi për nisjen e një fushate propagande kundër Kremlinit.

“I kushtuam vëmendje fushatës së paprecedentë të nisur në Greqi për të diskredituar politikën e Rusisë. Zyrtarët e lartë në Athinë i lejojnë vetes të formulojnë akuza të shpifura kundër vendit tonë dhe udhëheqjes. Hipokritët flasin për një “sulm të paprovuar” kundër Ukrainës, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore “pushtim masiv” etj”, thuhet në deklaratën e ashpër të Zakharovës drejtuar Athinës zyrtare.

Zëdhënësja ruse thotë ndër të tjera se vendimet e politikanëve grekë në këtë kohë janë të gabuara, dhe se lidhjet e përjetshme që bashkojnë popujt e Rusisë dhe Greqisë, do t’i rezistojnë këtyre sprovave.

“Koha do të vendosë gjithçka në vendin e vet, do të tregojë se kush kishte të drejtë dhe kush  në momentin kritik  tregoi mungesë mprehtësie, bëri zgjedhjen e gabuar. Ne besojmë se lidhjet e përjetshme që bashkojnë popujt e Rusisë dhe Greqisë do t’i rezistojnë edhe këtyre sprovave”, shprehet ajo.

Zakarova i kujton politikanëve grekë “bombardimin e Jugosllavisë” dhe disa luftëra të tjera të SHBA në botë, duke i akuzuar se askush s’ka kërkuar përgjegjës për vuajtjet popujve të këtyre vendeve.

“Kujtojmë se përpjekjet, para së gjithash, nga SHBA dhe satelitët e saj, luftërat dhe konfliktet kanë tronditur botën për dekadat e fundit – bombardimi i Jugosllavisë nga NATO në 1999, operacionet në Irak, Siri, Libi, Afganistan Askush nuk ka pretenduar përgjegjësi për sakrificat e mëdha dhe vuajtjet e popujve të këtyre vendeve”, ka deklaruar Zakharova.

Por deklaratës së zëdhënëses së politikës së jashtme të Kremlinit i është përgjigjur ministri grek Mbrojtjes Civile. “Nuk është Greqia ajo që shpif për Rusinë, por veprimet e udhëheqjes së saj”, tha ministri grek Takis Theodorikakos duke shtuar se Greqia është një vend i lirë dhe secili mund të shohë çfarë të dojë.

I pyetur se si do të reagonte Greqia ndaj kritikave të Rusisë ndaj qëndrimit grek, Takis Theodorikakos tha se Greqia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. “Ne e kemi dënuar pushtimin rus dhe e mbështesim Ukrainën me akte solidariteti sepse është përballur me një sulm të paprovokuar”, tha ministri grek i Mbrojtjes Civile.

Etiketa: Greqil.ufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

George Soros një terrorist global! Trump pyet qytetarët amerikanë: Si mendoni?
Botë

Presidenti Trump njofton padi ndaj organizatës së Sorosit: E majta radikale po përhap mashtrime

14:21 - 08/09/26
55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)
Aktualitet

55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)

15:02 - 07/09/26
E djathta ekstreme në Gjermani shënon një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Saksoni-Anhalt
Botë

E djathta ekstreme në Gjermani shënon një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Saksoni-Anhalt

09:24 - 07/09/26
Para
“Mbahu Berishë mos ki frikë se ke Gjinin në Amerikë”, thirrja përtej kufijve e aktorit të humorit

“Mbahu Berishë mos ki frikë se ke Gjinin në Amerikë”, thirrja përtej kufijve e aktorit të humorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona
Aktualitet

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

22:09 - 08/09/26

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Laprakës, në...

Lexo më shumë
“Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën”, Divjaka 40 ditë në protestë

“Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën”, Divjaka 40 ditë në protestë

22:05 - 08/09/26
Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’

Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’

21:56 - 08/09/26
Protestuesit “mosbindje civile” para Drejtorisë së Policisë: Lironi shqipet, të lirojmë rrugën

Protestuesit “mosbindje civile” para Drejtorisë së Policisë: Lironi shqipet, të lirojmë rrugën

21:52 - 08/09/26
Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

21:14 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com