GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Në pamundësi për të vënë në punë trurin, mbyll gojën Balluku!

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Elona Caslli 

Balluku, makina nuk është veçse mjet lëvizës për t’u zhvendosur nga një pikë në një tjetrën për një qëllim të caktuar, fjala bie për të blerë cigare. Jo Balluku! Është përtej kësaj. Makina është edhe mjet pune për shumë shqiptarë Balluku.

A e di domethënien e fjalës “punë” Balluku?! Kur them “punë”, nuk nënkuptoj xhirot mbi borëpastruese dhe videot në fejsbuk Balluku.

Nënkuptoj një njeri që ngrihet pa u gdhirë ende dhe atë makinën e përdor për të furnizuar marketin modest që ka në një lagje. E përdor për të blerë frutat apo perimet diku gjetkë dhe i sjell në market për banorët e zonës. Me një llogari të thjeshtë Balluku, nëse nafta rritet, do të rriten edhe çmimet në atë market, ndërkohë që rrogat janë po ato. Ky shembull kaq i thjeshtë do të mjaftonte për të ta mbyllur gojën Balluku.

A e di çfarë do të thotë fjala “rrogë” Balluku?! Kur them rrogë, nuk nënkuptoj bakshishet e majme që kabineti rilindas i njeh mirë. Nënkuptoj atë shumë parash të dukshme për të cilat firmos në bankë kur i tërheq.

A e njeh rëndesën e faturave në fund të muajit Balluku për çdo familje shqiptare?! A e di raportin e faturave me rrogën?! Çmimet Balluku janë evropiane, por rrogat janë shqiptare.

A e di Balluku se sipas të dhënave të fundit një pjesë e mirë e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi t’u mundësojnë fëmijëve pushime verore?!

Ti nuk di asgjë Balluku, pasi jeton në një dimension paralel mes paditurisë dhe papërgjegjshmërisë, mes Dubait dhe dalldisjes së një ministreje që fyen dhe poshtëron një popull të tērë me deklaratën; Mos e përdorni makinën për të blerë cigare.

Në një vend normal pas kësaj deklarate duhet të kishe fluturuar nga ai post, por duke qenë se jetojmë në një vend anormal, ti vazhdon të jesh ministre dhe në pamundësi për të vënë në lëvizje trurin, hap gojën kur të mundesh e si të mundesh duke poshtëruar dhe shkelur shqiptarët me çdo fjalë që nxjerr nga goja.

Balluku në pamundësi për t’u ngritur deri në nivelin e mendimit, zbrit në nivelin e heshtjes dhe mbyll gojën!

Post Scriptum: Meqenëse deklaratën e bëre në 8 mars Balluku, në një ditë që është e shënuar për çdo grua gjej rastin të të rikujtoj një shprehje të Kunderës- Jo çdo grua meriton të quhet grua.

Etiketa: Belinda BallukucmimetElona Caslli

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Pronar i “çerdhes” së prostitucionit/ Gjykata merr vendimin për ish-konkurrenti e ‘Përputhen’

Pronar i “çerdhes” së prostitucionit/ Gjykata merr vendimin për ish-konkurrenti e ‘Përputhen’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com