GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Amerika aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

21:11 - 09/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Amerika aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivizohet në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë. Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit.

Për ambasadoren amerikane Yuri Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë.

“Vitin e kaluar mikpritët “Defender ‘21” duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria ndoshta për habi të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane”, u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Ndërkohë ministri Peleshi theksoi se “ky vendim erdhi në momentin e duhur, në kulmin e pasigurive dhe situatës së zymtë që po kalon kontinenti ynë, si dhe dëshmoi për të disatën herë lidhjen e fortë që buron nga Partneriteti Strategjik i Shqipërisë me SHBA-të”.

“Vendi ynë e ka bërë të qartë qëndrimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, sipas kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë dhe do të vijojë të jetë e palëkundur. Kjo mbështetje konsiston në qëndrime politike, diplomatike, e cila kulmon me veprimet dhe qëndrimet tona në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe mbështetje të natyrës praktike ushtarake. Për më tepër, kush mendonte se do të na përçante në këtë situatë të vështirë, bëri llogari të gabuara, pasi, Aleanca jonë, BE-ja dhe gjithë Komuniteti Perëndimor u bashkuan dhe janë më të bashkuar se kurrë më parë, në mbështetje të Ukrainës”, theksoi ministri Peleshi.

Etiketa: Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë

Lajme të lidhura

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës
Aktualitet

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26
Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim (Emrat)

09:14 - 22/04/26
Para
Durrës/ Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Durrës/ Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

09:49 - 22/04/26
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com