Trafiku i mjeteve në Tiranë është paralizuar. Protestuesit kanë bllokuar të gjithë Rrugën e Durrësit. Ata po marshojnë në kahun e kundërt drejt Zogut të Zi që është edhe targeti i radhës. Bllokimi i Zogut të Zi do të thotë ndalim trafiku, pasi ai rreth-rrotullim lidh thuajse gjysmën e Tiranës.
Ndërkohë policia ka bllokuar “Rrrugën e Durrësit”, duke bërë një gardh të madh. Trafiku është paralizuar në tiranë, por sot ndryshe nga një natë më parë e ka bllokuar policia.
Turma thërret: Fikni makinat!
Protesta është organizuar në rrjetet sociale dhe kërkohet që qeveria të ndërhyjë për të ndikuar në uljen e çmimeve. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës është reflektuar si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Discussion about this post