Një nga organizatorët e protestës ka nisur sot fjalimin duke ironizuar kryeministrin. Ai tha se lamë Ramën pa pushime, pasi u kthye nga Dubai, kur pa që i gjithë populli u ngrit në këmbë. Më tutje theksoi se Rama, as për çmimet nuk dinte çfarë bëhet, pasi urdhëron planet nga larg dhe sapo qytetarët i ngritën në këmbë u kujtua për paketë anti-krizë.
“Të dashur bashkëqytetarë keni frymëzuar një Shqipëri të tërë. Hera e parë në këtë vend. Gramshi ngrihet për herë të parë në protestë, e kuptoni ç’keni bërë apo jo? Kryeministrin e latë pa pushime, e kthyet nga Dubai. E kuptoni ç’keni bërë apo jo? Një kryeministër që refuzoi ta njihte krizën, vetëm kur iu pa ju këtu, u kujtua se duhet të kujdesej për të mbajtur karrigen. A e kuptoni me ç’do na gënjejë? Dua një të qeshur të madhe se u ka thënë 30 mijë lekë pensionistëve, e kuptoni apo jo”, tha ai. Ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen të mos humbasin dinjitetin e tyre përballë një qeverie që vjedh.
Discussion about this post