GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama tallet me SHBA në krah të Yuri Kim

09:49 - 22/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Fania sqaron historinë e vjetër të përdhunimit të dhisë në fshat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kastriot Myftaraj 

Edi Rama i pari kryeministër në Shqipëri dhe botë që tallet me SHBA, duke pasur në krah ambasadoren amerikane
Kryeministri Edi Rama në fjalimin që mbajti pardje në 18 mars, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u tall publikisht me SHBA dhe këtë gjë e bëri duke pasur në krah ambasadoren amerikane. Prandaj ky është një rast unik në botë. Tallja u bë e plotë kur një grup profesorësh servilë që përbënin pjesën më të zgjedhur të auditorit, duke nisur që nga vetë rektori qeshnin në atë mënyrë që t’ i tregonin kryeministrit se po argëtoheshin shumë nga tallja që ai po i bënte Amerikës në sy të ambasadores.
Fakti që Edi Rama i lejon vetes një sjellje të tillë është prova më e mirë që tregon se Edi Ramën e mbështet dikush në SHBA që është mbi Departamentin e Shtetit, mbi Shtëpinë e Bardhë dhe ky është Sorosi.
Mënyra sesi reagoi ambasadorja amerikane ndaj talljes që i bëri Rama vendit që ajo përfaqëson na bëri të qartë se ajo nuk është guvernatore e Shqipërisë sic e quan Berisha, por luan rolin e ambasadores-guvernatore në interes të Edi Ramës. Yuri Kim ka frikë po aq sa femrat ministre të Ramës se mos atij i shkrep në mendje dhe e keqtrajton me shishengulje nga para dhe nga pas.
Fjalët që tha Edi Rama në këtë rast i gjeni lehtë edhe në video në Yutube dhe janë si më poshtë:
“Studentët afganë këtu kanë gjetur jo vetëm mikpritje por kanë gjetur edhe një hapësirë ku ndjehen mirë. Mbas pak do të shkojnë matanë oqeanit. Shpresoj që të mos mërziten se nuk do t’ i trajtojnë kaq mirë sa ç’ i trajtojmë ne këtu por do të mësojnë edhe ata sesi të mos i trajtojnë mirë të tjerët dhe në rregull do të jenë, normal. Dhe ndërkohë nuk diskutohet që gjithë ata që erdhën, disa mijëra këtu, janë duke marrë atë që prisnin, ka mbetur një pjesë e vogël, të tjerë mund të vijnë prapë por është normalizuar komplet gjithë sistemi dhe Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe, edhe Shtetet e Bashkuara po marrin, jo aq sa premtuan por një pjesë, se e kanë një çikë këtë zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak se ç’ premtojnë kur vjen puna te gjërat konkrete. Kur vjen puna te standardet dhe vlerat pastaj aty na japin pa pushim gjatë gjithë kohës se nga ato kanë shumë. Por ne i marrim me kënaqësi se po qe puna për standarde dhe vlera, për predikime, i kemi këtu, nuk ka ditë natë, na japin me bujari të madhe çfarë duhet të bëni dhe kur vjen puna te këto gjërat konkrete japin por një çikë më me kujdes, se nuk kanë të shkretët, nuk janë në pozitë që të japin shumë, s’ ka problem. Megjithatë na vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë këtu, edhe me ambasadoren. Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori ‘Ju garantojmë zonja ambasadore’ M’ u kujtu koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër ‘Ju garantojmë shoku sekretar i komitetit të partisë se ne do të punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne’. Edhe ne ju garantojmë, patjetër. Falemnderit shumë, këto kisha unë. Suksese edhe Rroftë Miqësia Shqiptaro-Afgane.”
Reagimi i ambasadores amerikane ishte i mjerueshëm:
Yuri Kim: “What’s wrong with you? I’ m sure that was not the correct translation. I heard something very strange!”
Edi Rama: “Of course, of course, it’ s the fault of the Albanian translator. Just fire him!”
Pyetja logjike që duhet bërë në këtë rast është: “What’ s wrong with USA?” që Edi Rama i lejon vetes të flasë kështu duke pasur në krah ambasadoren amerikane.
Pyetja tjetër që del nga ngjarja është se përse Edi Rama e bëri këtë skenë tani? Sigurisht që ai ka një problem. Edi Rama e di që ambasadorja amerikane është e detyruar që të bëjë një raport në Departamentin e Shtetit për ngjarjen që do të thotë se Rama ka llogaritur që t’ i bëjë presion qeverisë amerikane, me mbështetjen e Sorosit, për diçka për të cilën ai kërkon lejen e amerikanëve që ta bëjë dhe nuk po ia japin atë. Nuk ka shpjegim tjetër për sjelljen arrogante të Ramës.
Etiketa: Edi RamaKastriot Myftarajkryesore2SHBAShqiperi

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Kritiku kryesor i Putin/ Alexei Navalny shpallet fajtor për mashtrim

Kritiku kryesor i Putin/ Alexei Navalny shpallet fajtor për mashtrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com