GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria greke lehtëson dhënien e pensionit për emigrantët shqiptarë

19:04 - 22/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria greke lehtëson dhënien e pensionit për emigrantët shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Parlamenti grek ka diskutuar projektligjin e ri që lehtëson dhënien e pensionit të plotë për emigrantët shqiptarë. Drejtuesi i zyrës së Sigurimeve Shoqërore, Panagiotis Tsakloglou u shpreh se pavarësisht krizës dhe kufizimeve buxhetore, qeveria ka zgjedhur të dëgjojë emigrantët.

“Qeveria është zotuar se në prag të zgjedhjeve se do të përmbushet kërkesa e emigrantëve nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për dhënien e pensionit të plotë kombëtar. Qeveria ka zgjedhur të dëgjojë emigrantët dhe me këtë projektligj të plotësojë kërkesat e tyre dhe të korrigjojë një padrejtësi” – – tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë.

Pensioni kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, deri më tani kushtëzohej me qëndrimin e tyre në Greqi prej 40 vitesh.

“Megjithatë, kriteri i vendbanimit rezultoi objektivisht i pamundur për të plotësuar dhënien e masës së plotë të pensionit kombëtar për bashkëqytetarët tanë (emigrantët që kanë marrë shtetësi greke), pasi kufijtë e vendeve të tyre të rezidencës u hapën në vitin 1990, në rastin më të mirë. Ai shpjegoi më tej se “me dispozitën e propozuar, e cila është e vlefshme nga data 1 janar e këtij viti dhe për një periudhë kalimtare 10-vjeçare, e cila skadon në vitin 2032, kërkesa është 30 në vend të 40 viteve të qëndrimit, në mënyrë që emigrantët të marrin një pension të plotë kombëtar. Më pas, ky kufi rregullohet gradualisht çdo vit” – theksoi Tsakloglou, shkruajnë mediat greke.

Sipas autoriteteve greke pensioni llogaritej në raport me sa vite qëndrimi kishin mbetur prej 40 viteve që ishte kriteri kryesor. Ky hark kohor tashmë është ulur.

Përfaqësuesit e emigrantëve kërkuan një pension të plotë kombëtar ku kriteri i viteve të ulej në 20 vite të qëndrimit të ligjshëm në Greqi, dhe jo 30 saç është përcaktuar në projektligj. SYRIZA ka kërkuar pagesën e pensionit kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe ish-Bashkimit Sovjetik që kanë 15 vite qëndrim të përhershëm dhe dhënien e një pagese të plotë për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria.

“Qeveria, pavarësisht premtimeve të zotit Mitsotakis, me nenin 60 të projektligjit të Ministrisë së Brendshme parashikon se do të kërkohen 30 vjet qëndrim që emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik të marrin pension të plotë. Kjo është një marrëveshje joadekuate që erdhi shumë vonë. Gjithashtu, qeveria Mitsotakis është përgjegjëse sepse nuk zbaton për 32 muaj dispozitën e qeverisë SYRIZA të vitit 2019, e cila parashikon kthimin e plotë të kompensimit për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria” – thanë deputetët Mariliza Xenogiannakopoulou dhe Kosdas Zodrias.

Kryetarja e posaçme e Lëvizjes për Ndryshim, Evangelia Liakouli, ka theksuar se pensioni kombëtar i mërgimtarëve nuk duhet shkurtuar, “pasi është e qartë se ardhja në Greqi pas vitit 1992 dhe marrja e kartës së mërgimit në 1998, nuk mund të kushtëzohen me 40 vitet të qëndrimit në Greqi para vitit 2038”.

Lëvizja për Ndryshim ka paraqitur edhe një amendament për “heqjen e uljes së Pensionit Kombëtar të emigrantëve nga Shqipëria.

 

Etiketa: emigrantetgrekepensioniqeveriashqiptarë

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Monika habit me deklaraten: Nuk çova në nominim Donaldin dhe Ilirin sepse produksioni…

Monika habit me deklaraten: Nuk çova në nominim Donaldin dhe Ilirin sepse produksioni...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com