GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Kemi identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Kurti: Kemi identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme për situatën e sigurisë në vend, pas tensioneve të ngritura si pasojë e shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, është shprehur se qeveria po përgatitet që të mos befasohet nga ndonjë mësymje e mundshme ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se janë identifikuar 10 organizata ekstremiste të djathta serbe që përpiqen ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas Kurtit, AKI i ka dërguar informacionet e gjetura në Prokurorinë e Shtetit.

“Janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, të cilat propagandojnë urrejtje, jo vetëm nacionale por edhe fetare, dhe që kanë njëfarë frymë mesjetare të ortodoksisë mistike dhe që e kanë një këmbë në Beograd dhe një në Moskë. Janë organizata si 1939 dhe Car Llazari, po i përmend vetëm dy, por ka edhe të tjera”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti është shprehur se mbledhjet e Këshillit të Sigurisë janë shpeshtuar, dhe sipas tij, një e tillë do të mbahet edhe nesër.

“Kemi shpeshtuar mbledhjet e Këshilliut të Sigurisë, ku diskutojmë informacionet më të reja, bëjmë përgatitjet më të reja, sa i përket pajisjeve por edhe vëzhgimeve dhe aktiviteteve. Një takim e kemi edhe nesër”, ka thënë kryeministri në një intervistë për KTV-në.

Së fundmi, Kurti ka shtuar se janë përgatitur të mos kenë befasi dhe ti bëjnë ballë çdo llojë mësymje ndaj Kosovës.

“Në prapavijë, intensivisht jemi duke u përgatitur që të mos ketë kurrfarë befasie dhe institucionet të jenë të sinkronizuara dhe të jenë të përgatitura ndaj çfarëdo mësymje ndaj Kosovës nga kushdoqoftë”.

 

Etiketa: Albin KurtiKosovekryeministri i kosovesRajon

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Kruja pushtohet nga flakët/ Dy vatra zjarri, rrezikohen banesat

Kruja pushtohet nga flakët/ Dy vatra zjarri, rrezikohen banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend,...

Lexo më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com