GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Demokracitë, që lindën të helmatisura

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Demokracitë, që lindën të helmatisura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Shaban Murati

Gazeta rumune “Romania journal” njoftoi në 23 mars se Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe e Drejtësisë e Rumanisë vendosi në 23 mars 2022, pas shqyrtimit të dokumentacionit zyrtar, se ish-presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, ka qenë spiun i sigurimit famëkeq të shtetit në Rumani, që quhej Sekuritate. Basesku, president i vendit për dhjetë vjet me radhë në vitet 2004-2014, është akuzuar vazhdimisht nga mediat dhe forcat demokratike rumune për lidhjet me sigurimin e shtetit komunist. Në vitin 2019 Gykata e Apelit e Bukureshtit vendosi që ish-presidenti rumun ka qenë spiun i Sekuritates. Basesku e apeloi atë vendim dhe tani Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe e Drejtësisë mori vendimin përfundimtar se Basesku ka qenë spiun i sigurimit të shtetit komunist.

Demokracia rumune për dhjetë vjet me radhë ka pasur në postin më të lartë të shtetit një spiun të sigurimit të shtetit komunist të diktatorit Çaushesku. Sigurimi i shtetit komunist e vendosi dhe i shtroi rrugën atij që të jetë në postet më të larta të shtetit gjatë 30 viteve të demokracisë, ku ka qenë qysh në vitin 1991 ministër dhe pastaj kryeministër dhe president i vendit. Basesku mbahet mend që në fillimet e karrierës demokratike se u mor me kontrabandën e naftës në ndihmë të regjimit kriminal të Millosheviçit nëpërmjet Danubit, në kohën kur ai regjim ndodhej nën embargo nga OKB për shkak të luftërave që Millosheviçi kishte shpërthyer në Jugosllavi.

Ironia është se Basesku, duke qenë nën betim, ka gënjyer dhe ka deklaruar se nuk ka qenë spiun i Sekuritates. Kjo krijon kushtin që pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit në 23 mars ai të ndiqet penalisht dhe neni penal parashikon dënim deri në 2 vjet. Në bazë të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit dhe të Drejtësisë ish-presidenti Basesku humbet tani të gjitha privilegjet, që lidhen me postin presidencial, që ka pasur. Por si gjithë spiunët e posteve të larta të shteteve ish-komuniste, që nuk iu skuqet faqja, Basesku deklaroi se do të ankohet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Rasti i ish-presidentit rumun Basesku hap siparin e prapaskenave të formimit të demokracive në vendet ish-komuniste dhe të rolit qendror të sigurimit të shtetit komunist në inskenimin e regjimeve demokratike dhe në caktimin e njerëzve të lidhur me sigurimin, të cilët u vunë në krye të partive dhe të shtetit demokratik. Ka ngjashmëri tronditëse në skemat dhe në metodologjinë e formimit të demokracive të reja në vendet ish-komuniste, demokraci që lindën të helmatisura dhe patën në krye udhëheqës të helmatisur.

Tipike e ish-presidentëve dhe ish-kryeministrave spiunë të sigurimit të shteteve komunist është se edhe pasi kanë gëzuar dhe vjelur me dekada postet më të larta të shtetit, duan të ngordhin në kolltukun e pushtetit. Ish-presidenti rumun spiun në moshën 71 vjeç është sot deputet në parlamentin europian. Nuk ka ende informacion nëse parlamenti europian do të vazhdojë edhe pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Drejtësisë të Rumanisë të 23 marsit 2022 ta mbajë në radhët e veta deputetin rumun spiun i nivelit të lartë i sigurimit komunist.

Pyetja një milion dollarëshe, që del nga shembulli tipik i ish-presidentit rumun, është: Vallë vetëm në Rumani sigurimi i shtetit komunist organizoi ndryshimin e regjimit nga komunist në demokratik dhe helmoi demokracinë dhe vuri në postet më të larta të regjimit demokratik spiunët e vet?

Etiketa: demokraci te helmatisurakryesore2opininonShaban Murati

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Berisha mban “Foltoren” në Tepelenë: Të përgatitemi kundër regjimit

Berisha mban “Foltoren” në Tepelenë: Të përgatitemi kundër regjimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26

Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me...

Lexo më shumë
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com