GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tender pa garë për Rindërtimin/ Emirjana Sako i jep 1,4 mln euro kompanisë “Eurondertimi 2000”

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërndau fonde për qëllime elektorale, KQZ kërkesë Sakos: Ke 3 ditë kohë të na informosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Durrësit vazhdon traditën e tenderave pa garë ku kësaj radhe kompania Eurondërtimi 2000 shpk fiton e vetme 1,7 miliardë lekë të vjetra pa TVSH në 9 mars për rikonstruksionin e zonave të Durrësit për Programin e Rindërtimit.

Në këtë rast është përdorur përsëri procedura e kufizuar e cila kufizon konkurrencën mes operatorëve dhe nuk lejon zhvillimin e garës së hapur, duke lënë vend për dyshime për korrupsion sipas Open Data Albania. Madje procedura e kufizuar që është përdorur në këtë tender ka hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit të OJF-ve me Partinë Demokratike.

Konkretisht në 28 shtator 2021 Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), i cili është promotor i Open Data Albania bëri një kërkesë padi në Gjykatën Kushtetuese për Shfuqizim të pjesshëm të Aktit Normativ nr. 9 të miratuar nga qeveria Rama për Programin e Rindërtimit për zonat e prekura pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Ky Akt Normativ sipas AIS cënon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parashikuar në nenin 11 të Kushtetutës për Prokurimet Publike. Në këtë mënyrë krijohen hapësira për pabarazi, klientelizëm, favorizim dhe veprime korrupsioni në dëm të Fondeve Publike.

Por Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesë padinë sepse Shoqata nuk justifikonte interes të drejtpërdrejtë me kërkimin.

Megjithatë në 22 dhjetor 2021, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në atë kohë deklaroi se do të dërgonte në gjykatë ligjin për tenderat  e Rindërtimit ku Partia Demokratike do të bënte një padi të nisur nga Open Data, e cila nuk ka legjitimitet në Kushtetuese.

Megjithatë kjo nuk e ka ndalur kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako të organizojë 3 tendera me procedurë të kufizuar gjatë vitit 2022. Njërin prek këtyre tenderave e ka përfituar bashkimi i operatorëve “RAJLI NDERTIM” SHPK – “GPG COMPANY” SHPK me ofertë fituese 2 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Kompania Eurondërtimi 2000 shpk me pronar Qani Saraci ka përfituar rreth 5 milionë euro nga tenderat me bashkitë ku vetëm 82% e tyre i ka marrë nga bashkia Durrës me vlerë 4 milionë euro pa TVSH të shpërndara në 4 tendera për Programin e Rindërtimit.

Në të 16 tenderat që kjo kompani ka marrë pjesë në nivel bashkish, në të 16 është shpallur fituese, disa herë me ofertën më të mirë, disa herë sepse konkurrentët skualifikoheshin dhe në disa raste sepse nuk  ka patur konkurrentë ku rasti i fundit nuk është i vetmi me dyshime për korrupsion dhe sjellje abuzive sipas Open Data.

Lajme të lidhura

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti
Aktualitet

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

08:53 - 09/09/26
Para
Takimi Escobar-Basha, Zheji: Është një fakt që tregon se SHBA-të janë në linjën e Bashës

Drejtimi i PD-së, Zheji: Vendimi i Gjykatës, rikthen Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com