GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arratiset ish-deputeti Alqi Bllako, SPAK-u kërkoi arrestimin për aferën e inceneratorëve

22:20 - 31/03/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Afër arrestimi? Kuvendi depoziton në prokurori dorëheqjen e Bllakos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është arratisur. I vënë në qendër të akuzave penale për inceneratorin, u duk se Bllako po vetëdorëzohej por nuk ka ndodhur kështu. Burime nga Policia e Shtetit  informojnë se gjatë kontrollit në shtëpinë e deputetit të PS-së nuk është gjetur personi i kërkuar nga hetimi.
Çfarë ndodhi?
Teksa SPAK kërkon arrestimin e ish-deputetit, efektivë policia janë parë duke hyrë në shtëpinë e babait të Alqi Bllakos
Ndërkohë, policia ka ushtruar sot kontroll në banesën e Edmond Bllakos, ndërkohë që ndaj ish-deputetit rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Ndihma e Ramës
Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Dje në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK, Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij. Tashmë pritet ekzekutimi i masës së dhëne nga gjykata. Qysh mbrëmë lindi një pikëpyetje, sepse u anashkalua Komisioni i Mandateve duke u anuluar mbledhja. Sot u kuptua se mosveprimet e mazhorancës dhe të policisë krijuan terrenin që ky të ikte nga shtëpia. Nëse do të mbliudhej Komisioni i Mandateve do të kërkohej prania e deputetit dhe do të dilte në shesh mungesa e tij.
Përse akuzohet?
Bllako akuzohet në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish- Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.
Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj.
Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.
Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që ishte i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, i paraqiti kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

Etiketa: Alqi BllakoArrestimKryesore1Spak

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet

A ka të drejtë Alibeaj të apelojë vendimin për 11 dhjetorin? Avokati jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com