GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Thaçi e Veseli refuzuan të takohen me Ministren Haxhiu, flet këshilltari i ish-presidentit

08:28 - 02/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Thaçi e Veseli refuzuan të takohen me Ministren Haxhiu, flet këshilltari i ish-presidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se i gjithë procesi i gjykimeve në Dhomat e Specializuara kërkon vëmendje shumë më të madhe nga ana e institucioneve të Kosovës.

“I tërë procesi në Hagë është shumë i ndërlikuar dhe kërkon vëmendje shumë më të madhe dhe të përditshme edhe të institucioneve të shtetit të Kosovës, por edhe të medieve dhe shoqërisë. Vetë procesi që po zhvillohet në Hagë ka implikime të thella për tërë Kosovën, ambicien e Kosovës në të kaluarën për të ndërtuar shtet, luftën për liri dhe ambicien për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për t’u bërë anëtar i organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë”.

“Kërkon vëmendje të përqendruar të të gjithë atyre që merren me të drejtat e njeriut, monitorimin e burgjeve, monitorimin e proceseve gjyqësore, e gjithë kjo jo për të ndikuar, por për t’u siguruar që ky proces është vetëm i drejtësisë dhe merret veç me drejtësinë dhe faktet dhe nuk do të ndikohet nga politika, propaganda apo kushdo tjetër jashtë procesit”.

“Kjo është vizita e dytë dhe nuk mjafton. Duhet çdo ditë dikush të merret në mënyrë serioze, sepse kjo s’ka lidhje më me parti politike apo disa individë, pasi është në pyetje e tërë aspirata e Kosovës për liri, pavarësi dhe përpjekja për të cenuar të drejtat. Kërkon vëmendje të vazhdueshme të të gjitha institucioneve, media, shoqëri civile, për të garantuar që vërtet do të ketë drejtësi dhe që nuk do të ndikohet nga politika”.

Arifaj në Klan Kosova, ka insistuar se duhet të ketë vëmendje më të madhe institucionale për proceset që po zhvillohen në Gjykatë Speciale për të siguruar që do të ketë drejtësi.

Ai ka folur edhe për vizitën e delegacionit të Ministrisë së Drejtësisë te ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se nuk e di arsyen pse ish-shefi i tij Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë refuzuar takimin me Albulena Haxhiun.

Megjithatë, Arifaj beson se ata e kanë pasur një arsye për këtë refuzim, që është i dyti nga Thaçi dhe Veseli karshi delegacionit të kësaj ministrie.

“Ta shohim në çfarë cilësie kanë kërkuar vizitat – a ka qenë vizitë zyrtare apo jo, por presim të na tregojnë. Le të na tregojnë dhe ta marrim vesh saktësisht. Vizitat ende janë të kufizuara dhe janë të përcaktuara qartë se çfarë lloj vizitash janë. Nuk jam i njoftuar që ka vizita zyrtare. Ta shohim a ka qenë vërtet zyrtare ose jo. Kanë arsye pse i kanë refuzuar, besoj që po”.

Arifaj ka deklaruar se shteti i Kosovës duhet të sigurojë një mekanizëm tjetër për të bashkëpunuar dhe komunikuar me Dhomat e Specializuara dhe jo, siç i quan ai, me vizita sporadike.

“Është gjykatë e Kosovës e formuar nga Kosova dhe i përgjigjet institucioneve të Kosovës. Duhet t’i përgjigjet institucioneve të Kosovës dhe t’i japë llogari qytetarëve të Kosovës. Duhet ndërtuar një mekanizëm shumë formal dhe të qëndrueshëm që çdo ditë do ta bëjë këtë dhe jo vetëm t’i takojë të akuzuarit, por të ketë monitorim të përhershëm të procesit thjesht për të garantuar drejtësinë dhe për t’u siguruar që s’do të ketë interferim të politikës”. /Express

Etiketa: HagethaciUçk

Lajme të lidhura

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!
Breaking Views

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!

18:59 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Para
Ukraina përgatitet për luftë me armë kimike, ja veprimi i SHBA-së

Ukraina përgatitet për luftë me armë kimike, ja veprimi i SHBA-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com