GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pioli: Juve-Inter e shohim, por fokusi ynë Bologna! Të fitojmë ndeshjet tona

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pioli kërcënon Interin në vigjilje të derbit të Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milani i vendit të parë përballet nesër në mbrëmje me skuadrën e Bologna dhe trajneri Stefano Pioli e vlerëson maksimalisht kundërshtarin e radhës. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, më vjen keq që Mihajlovic nuk do të jetë në pankinë, por ai ka treguar se mund të kalojë vështirësitë dhe skuadra e tij reflekton këtë karakteristikë.

Na duhet qartësi, duhet të kuptojmë kur duhet të sulmojmë me shumë energji dhe kur duhet të mbrojmë me kujdes”, tha fillimisht Pioli, i cili u pyet edhe në lidhje me presionin e vendit të parë në skuadrën e tij.

“Ka tension pozitiv. E dimë që duhet të japim gjithmonë maksimumin, por me dëshirën për t’u argëtuar që na jep mundësinë të luajmë mirë”, shtoi tekniku i Milanit, ndërkohë që në këtë duel pritet që “San Siro” të jetë plot.

“Tifozët janë energji më shumë për ne, ajo që na duhet. Kjo mbështetje duhet të na japë entuziazëm dhe mundësinë për të luajtur në maksimum ndeshjet e mbetura”, vijoi trajneri i kuqezinjve. Ai foli edhe për gjendjen e skuadrës së tij.

“Ibrahimovic është mirë dhe i gatshëm për këtë takim. Kam vetëm një dyshim në mesfushë për formacionin, por jam i qetë sepse janë të rëndësishëm si titullarët edhe ata që futen në lojë më pas. Nuk ka rëndësi se kur luajmë, respektojmë kalendarin. Por duhet të fitojmë ndeshjet tona, pavarësisht këtyre situatave. Nuk fshihemi, duam të fitojmë këto 8 ndeshjet e fundit dhe më pas do të bëjmë llogaritë”.

“Juventus-Inter? Do ta shohim ndeshjen, por më intereson se çfarë bëjmë ne dhe jo ajo që bëjnë të tjerët. Skuadra nuk duhet të ndikohet nga rezultati i sfidës së sotme, rëndësi ka ndeshja jonë”, përfundoi Pioli.

Etiketa: Milanserie astefano pioli

Lajme të lidhura

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano
Breaking Views

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan
Sport

Conference League/ Dinamo mëson rivalin e mundshëm në ‘play-off’, e pret një përballje ‘ferri’ nëse kalon Audan

15:02 - 03/08/26
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok
Sport

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Para
I dënuar me 29 vite burg, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së Vangjel Zijajit

I dënuar me 29 vite burg, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së Vangjel Zijajit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com