GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Presidenca si bunker: Pse Berisha kërkon një Meta nr.2?!

09:06 - 05/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenca si bunker: Pse Berisha kërkon një Meta nr.2?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Pata

Luçiano Boçi, deputeti i PD-së, i cili që në fillim ka qenë pjesë e Foltores, pra në krah të Sali Berishës, ka deklaruar sot se ata vendosin kusht për të hyrë në negociata për kreun e ri të shtetit, faktin që mazhoranca ta taksë se Presidenti duhet të jetë i opozitës.

E këtë e argumentojnë me logjikën se ngaqë pushtetet janë në duart e mazhorancës, atëherë duhet që një pushtet t’i jepet opozitës.

Një koncept, që prej vitesh tjerret në panele prej mbështetësve të Ilir Metës, që e kanë konsideruar si një “garanci ekuilibri” apo edhe më rëndë si argument i Arjan Vasjarit: “antikorp për superpushtetin e Edi Ramës”.

Një koncept, i cili në thelb nuk është gjë tjetër veçse një term mesjetar, ku pushteti konsiderohet si “principatë” e jo si institucion demokratik e Kushtetues i Republikës.

Në një Republikë parlamentare, pushteti është i ndarë me Kushtetutë në mënyrë të përcaktuar. Madje me reformën në drejtësi, Presidenti i Republikës, nuk ka pushtet ekzekutiv në institucionin supër të rëndësishëm të Prokurorisë dhe gjykatat e vendit. Drejtësia sot, është një pushtet që funksionon në një “markim” dhe drejtim që ka distancim goxha të rëndësishëm social nga pushteti politik.

Edhe pse shumë zëra publikë, intelektualë, apo edhe politikanë, pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, e konsiderojnë rolin e Presidentit të Republikës sit ë parëndësishëm, në fakt, nuk është kështu.

Ne e pamë gjatë mandatit të Ilir Metës se sa dramatike është që të kemi në krye të shtetit një politikan që e përdor presidencën si mekanizëm politik sektar. E ktheu në një zyrë që për interesa krejt të vogla, jo vetëm që tentoi të hedhë në erë shtetin siç bëri me anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, por minoi marrëdhëniet strategjike me aleatët, që e ka bërë gjatë gjithë mandatit të tij.

Presidenca nuk është një qokë për të marrë me të mirë një grupim politik. Opozita në Shqipëri nuk është as Sali Berisha, as Ilir Meti e as grupi i tij që prej 2013-s tenton të mbajë me egërsi një ambjent politik të sponsorizuar e të bllokuar.

Opozita në një vend, është frymë, është pjesa që nuk mendon si shumica parlamentare, që e kritikon atë, krijon premise për t’i përçuar këto kritika dhe shpall alternativat ndryshe kësaj shumicë parlamentare.

Kurse Presidenti i Republikës është një institucion i nivelit të lartë, ku sipas Kushtetutës duhet të përfaqësojë të gjithë. Në formë, përmbajtje e natyrisht me rezonancë mesazhesh e qëndrimesh.

Opozita parlamentare është institucioni më i rëndësishëm që ka një sistem alternative demokratik. Ajo është grupi që duhet të përfaqësojë të gjithë përveçse qeverinë. Dhe mekanizmat institucionale për të ushtruar pushtetin janë të pafundme deri ditën e zgjedhjeve, kur opozita garon për të marrë në drejtim bashkitë, apo qeverinë.

Por përveç zgjedhjeve, opozita ka detyrim, sepse është bashkëaksionare e Republikës, që të jetë pjesë e ndërtimit të institucioneve të pavarura Kushtetuese. E një i tillë është edhe Presidenti i Republikës. i cili nuk duhet të jetë një fortëse për një politikan të opozitës, por një organ që vjen si aksion dhe process i përbashkët. Rasti i Alfred Moisiut është më i suksesshmi në 30 vjet postkomunizëm. Ai u zgjodh si kandidaturë konsensuale e PD-së dhe PS-së, por që gjatë mandatit të tij, Presidenti Moisiu nuk u mor fare me interesat e partive. E kjo e dëmtoi politikisht, por i dha institucionit të Presidentit një reputacion të rëndësishëm.

Moisiu, ndoshta nuk ka bërë më të mirën në menaxhimin e sistemit gjyqësor, pasi në atë kohë Presidenti ishte shumë i rëndësishëm e kishte fuqi ekzekutive. Por Moisiu nuk e ndryshoi Kryeprokurorin, la atë që zgjodhi Meidani, pra Theodhori Sollakun, por në emërimet që kreu në KQZ, të cilat i kishte në kompetencë vuri njerëz që vinin nga opozita, por që ishin personazhe jo konfliktuale si Klement Zguri, apo edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të lartë.

Ndërkaq, pas Moisiut, Bamir Topi, erdhi nga PD, por jo nga vullneti direkt i Sali Berishës. Presidenti Topi bëri betejë reale politike për zgjedhjet presidenciale, ku u krye një process interesant që pati edhe dritëhijet e tij, siç ishin 6 deputetët e PS-së që votuan për të. Por ama, me të marrë Presidencën, Bamir Topi i vuri kufij pushtetit të pafre të Berishës, duke reaguar fort në tentativën e qeverisë për të dnaluar hetimet e Rrugës së Kombit, Gërdecit apo 21 janarit, saqë u quajt “horr bulevardi” nga Sali Berisha.

Edhe pse ndryshoi kryeprokurorin, Topi krijoi premisat e një prokurorie jo politike në mandatin e Ina Ramës.

Natyrisht mund të ketë edhe më mirë se këto dy modele, por Nishani e Meta ishin një kthim prapa të standardit të një shteti modern.

Presidenca po kërkohet si një “frëngji” politike, kur realisht opozitës i bën më mirë nëse hyn në proces për një president të pranueshëm. Nëse Sali Berisha u rikthye në 2005-n, një shkak është edhe hyrja e tij në rolin isntitucional që me Moisiun bëri zgjedhjen më të rëndësishme. Madje me një sintoni të plotë me SHBA-në. Alfred Moisiu ishte kreu i Shoqatës së Atlantikut të Veriut, e që reflektonte vokacionin properëndimor. E çfarë kërkon Foltorja sot? Një President më keq se Meta në lidhje me aleatët e partnerët euroatlantikë. Kjo sepse e kërkon postin apriori për Berishën që është i shpallur persona a non grata nga SHBA…

Etiketa: kryesore2Ylli Pata

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Vrasje me pagesë? Shoqërohen 15 persona për atentatin ndaj Iljaz Çalit

Vrasje me pagesë? Shoqërohen 15 persona për atentatin ndaj Iljaz Çalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com