GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eshtrat në Fushë-Kuqe/ Xhaxhai i djalit të zhdukur: Babain ia kanë vrarë

11:23 - 05/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Eshtrat në Fushë-Kuqe/ Xhaxhai i djalit të zhdukur: Babain ia kanë vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Xhaxhai i Mariglen Gjonajt, Fran Gjonaj të riut që dyshohet se i përkasin eshtrat e gjetura disa ditë më parë në Fushë Kuqe, ka reaguar për lajmet se ata mund t’i përkasin nipit të tij.

Fran Gjonaj ka thënë për mediat se nipi është zhdukur që në 2015 dhe se foton ia kanë parë në TV. Ai shton se dhe i ati i të riut është vrarë në 2002.

“Nipi jonë është zhdukur më 18 maj 2015. Kam shkuar në komisariat dhe kam bërë denoncim dhe kam thënë me kë ka qenë herën e fundit. Që atë ditë dhe deri më sot, u bënë shtatë vite që ne nuk e dimë ku e kemi djalin, nëse e kemi gjallë apo vdekur. U nis dosja në prokurori, prej Laçit e kemi dërguar dosjen te krimet e rënda. Krimet e rënda kanë bërë hetime se kanë marrë kontakt me ne disa herë, por më vonë, rreth vitit 2016, pasi u lodhën duke hetuar, kanë mbyllur dosjen në Tiranë dhe e kanë deleguar në Lezhë. Prokurori që ka pasur çështjen në hetim ka qenë Përparim Kulluri. Kam marrë kontakt disa herë me ta. Më në fund ata vendosën ta çojnë dosjen e Mariglenit në Lezhë. Tani, dje ka dalë një lajm në televizion, ku gjithë stacionet kanë dhënë fotografinë e djalit tonë. Unë jam xhaxhai i Mariglenit, ai babanë nuk e ka, është vrarë në 2002. Televizionet thanë se kufoma e gjetur në Adriatik mund t’i përkasë Mariglen Gjonajt. Por për më tepër këtë gjë mund ta përcaktojë mjeku ligjor, pasi ata kanë ADN-në e nënës së Mariglenit, të cilën e kemi bërë këtu e gjashtë vite më parë, kur na e kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nëse ata e kërkojnë sërish ADN-në, do e japim, por ne e kemi bërë një herë”, tha xhaxhai.

Ndër të tjera, ai bën thirrje që të zbardhet e vërteta, ndërsa shprehet se dyshimet janë të shumta se pikërisht në atë zonë ku është gjetur kufoma mund të jetë vrarë djali i tyre.

“Unë mendoj se kanë bërë hetime në maksimum, por tani jemi në këtë ditë, ku unë i bëj apel shtetit, nëse e ka ndarë mendjen t’i shkojë në fund kësaj pune, ne do të themi se paska shtet. Nëse del e drejta jonë, i jemi mirënjohës shtetit. E pranojmë si të jetë, i gjallë apo i vdekur, ne e duam një përgjigje prej shtetit tonë. Nëse kufoma është djali jonë, apo nuk është i joni, shteti duhet ta gjejë se kujt i përkasin eshtrat dhe të dalë të na sqarojë të gjithëve se kanë humbur shumë djem nënash që kërkohet një përgjigje. Por nëse është ai, duam të mbledhim mendjen që ta vendosim pranë të atit dhe ta ndezim një qiri. Dyshimet janë të shumta se pikërisht në atë zonë ku është gjetur kufoma bëhet fjalë që është zhdukur djali jonë. Ne rrimë me shpresën se ishalla do dalë e vërteta në dritë. Unë apeloj të mendojnë si për fëmijën e vet, nëse e pranojnë te vetja për tu bashkuar me krimin për djalin e vet, le të bashkohen dhe për djalin tonë. Nëse nuk e pranojnë te vetja, le të gjejnë autorin, pasi ne nuk kemi njeri tjetër veç vetes dhe drejtësinë”, shtoi ai.

I riu rezulton i zhdukur që prej vitit 2015. Asokohe, prindërit e tij deklaronin se dikush mund t’i ketë bërë keq, pasi adoleshenti atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 mijë eurove.

Sipas deklaratave të familjarëve, ai ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, ende nuk ka asnjë të dhënë për Mariglen Gjonajn. Grupi hetimor ka kërkuar të marrë ADN-në e prindërve të djalit të zhdukur me qëllim për t’i krahasuar me eshtrat e gjetura në Kurbin, ndërsa pritet ekspertiza.

Etiketa: eshtraKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“I japin duart njëri-tjetrit”, mbaron romanca e Don Xhonit me modelen ruse (Foto)

“I japin duart njëri-tjetrit”, mbaron romanca e Don Xhonit me modelen ruse (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com