GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj i hap “rrugën” Besnik Meçit/ 73 milionë lekë për një muaj shërbime

në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit i jep tenderin me vlerë 73 milionë lekë të vjetra pa TVSH kompanisë “Besnik Meçi” duke skualifikuar konkurrentin Power Industries shpk. Shkak për skualifikimin e kësaj të fundit është bërë mosparaqitja e sigurimit të ofertës.

Në datën 4 prill është shpallur fituesi për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit ku bën përshtypje fakti se do të harxhohen 80 milionë lekë të vjetra për një muaj vetëm për mirëmbajtje sipas dokumentave standarte të tenderit. Në kontratën me numër REF-22191-03-16-2022 parashikohet mirëmbajtja e pajisjeve të rreth 15 makinave të cilat janë në varësi të DPPGJ-së.

Nuk është hera e parë që kompania e Besnik Meçit merr tendera me flamuj të kuq në bashkinë e Tiranës të cilët mbartin rreziqe për korrupsion dhe klientelizëm sipas Open Data Albania.

Rasti i parë është në datën 10 shtator 2019 për tenderin për pjesë këmbimi për pajisje të montuara me mjete me vlerë 27 milionë lekë pa TVSH me afat 12-mujor ku përsëri kemi skualifikim konkurrentësh. Në këtë rast kemi patur 6 operatorë ekonomik ku 5 prej tyre janë skualifikuar duke shpallur fituese kompaninë e Besnik Meçit dhe procedura e prokurimit është shënuar me flamur të kuq nga Open Data.

Rasti i dytë në bashkinë e Tiranës është tenderi për riparimin e pompave, të puseve dhe shatërvanëve në 4 shtator të vitit të kaluar të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit. Tenderi ka numër reference REF-04872-09-09-202 dhe ofertë fituese prej 13 milionë lekë të reja me afat një muaj. Në garë ka marrë pjesë vetëm kompania “Besnik Meçi” e cila është shpallur automatikisht fituese për mungesë konkurrentësh. Kjo kompani rezulton të ketë nënshkruar 14 kontrata me bashkinë e Tiranës me një vlerë prej 301 milonë lekë të vjetra pa TVSH.

Në total vetëm nga qeverisja vendore, Besnik Meçi ka marrë tendera me vlerë 1,4 miliardë lekë të vjetra pa TVSH ndërsa numri total i tenderave me dyshime për korrupsion sipas Open Data është 13 me vlerë 523 milionë lekë të vjetra pa TVSH ose 37,3% e të gjithë vlerës së qarkulluar nga tenderat e bashkive.

Etiketa: 73 milionë lekëBesnik MeçiErion Veliajkryesore2tender me red flag

Lajme të lidhura

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person
Aktualitet

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet
Aktualitet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
Para
VIDEO/Mënyra epike se si Florian Marku falënderon tifozët e tij me anë të një dhurate

VIDEO/Mënyra epike se si Florian Marku falënderon tifozët e tij me anë të një dhurate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26

Një i moshuar ka deklaruar se do të vijojë të protestojë dhe Rama duhet të japë dorëheqjen e panegociueshme. “Është...

Lexo më shumë
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com