GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Eintracht i tregon forcën, ngec Barcelona! Vetëm Braga fiton në Europa League

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Eintracht i tregon forcën, ngec Barcelona! Vetëm Braga fiton në Europa League
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barazimet në modë në çerekfinalet e Europa League. Vetëm Braga ia ka dalë të fitojë, me rezultatin minimal 1-0 kundër skocezëve të Rangers. Goli i Ruiz në minutën e 40-të mjaftoi për portugezët, që kishin shënuar edhe në minutën e 26-të me Horta dhe VAR ua kishte prishur festën për faull.

Spektakël pati në duelin Eintracht Frankfurt-Barcelona, që përfundoi 1-1. Katalanasit dhanë sinjalin e parë me Ferran Torres, kurse më pas Djibril Sow për pak sa nuk kaloi në epërsi gjermanët. Në pjesën e parë provoi edhe Aubamyeang për Barcelonën.

Në minutën e 39-të spanjollët shpëtuan nga VAR, pasi një penallti e akorduar u anulua. 0-0 në 45 minuta dhe e dyta nisi “zjarr” për Eintracht, që për tre minuta shënoi me atë në Knauff. Minuta të mira për vendasit, që iu afruan golit të dytë me Lindstrom dy minuta më pas.

Me fat Barcelona, që reagoi dhe pas kombinimeve perfektë shënoi me Ferran Torres golin e barazimit. Nga minuta e 78-të Eintracht luajti me një lojtar më pak, pasi Tuta mori kartonin e dytë të verdhë.

Pavarësisht kësaj, gjermanët kishin rastin më të mirë të shënimit deri në fund, por N’Dicka e çoi topin ngjitur me shtyllën pingule. 1-1 përfundoi i gjithë takimi, ashtu sikurse edhe West Ham-Lyon.

Francezët ishin ata që komanduan lojën, por nuk fituan dot edhe pse 45 minutat e dyta luajtën me një lojtar më shumë pas ndëshkimit të Cresswell me të kuq. “Çekiçët” gjithsesi ia dolën të shënojnë të parët me Bowen, por festuan pak. Ndombele barazoi, ndërkohë Lyon nuk mundi dot ta shënonte edhe golin e fitores në vazhdim.

Etiketa: Barcelonaeintracht Frankfurtwest ham

Lajme të lidhura

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

14:46 - 23/07/26
FIFA del me deklaratë zyrtare për trukimet në Botëror
Sport

FIFA del me deklaratë zyrtare për trukimet në Botëror

12:03 - 23/07/26
Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

10:51 - 23/07/26
Para
Amnistia fiskale/ Denaj: Kanë dështuar 7 procese, po përballemi me informalizim

Amnistia fiskale/ Denaj: Kanë dështuar 7 procese, po përballemi me informalizim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas mbylljes së seancës parlamentare, goditen me vezë makinat e deputetëve
Breaking Views

Pas mbylljes së seancës parlamentare, goditen me vezë makinat e deputetëve

17:31 - 23/07/26

Pas mbylljes së seancës, ashtu siç pritej, ka pasur një moment të tensioni, pasi protestuesit kanë pikasur duke u larguar...

Lexo më shumë
PS voton kryetarin e ri të Komisionit të Prokurimit Publik, paraardhësi u shkarkua nga SPAK

PS voton kryetarin e ri të Komisionit të Prokurimit Publik, paraardhësi u shkarkua nga SPAK

17:25 - 23/07/26
Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

15:42 - 23/07/26
Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

15:16 - 23/07/26
Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

14:46 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com